• |
ide | kryesore

Sherr mes të rinjve, 23-vjeçari plagoset me thikë në mes të Tiranës

Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thikë në rrugën ‘Jordan Misja’ në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 19- vjeçari R.K., banues në Paskuqan, ka plagosur me thikë 23-vjeçarin me inicialet S.B.

Ky i fundit fill pas ngjarjes është transportuar me urgjencë për në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pak pas krimit autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *