• |
ide | kryesore

Gjendet i vdekur modeli amerikan

Paparazzi, Slider



Modeli i famshëm Rick Genest është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal, Kanada. Dyshime paraprake janë se 32-vjeçari ka vrarë veten.

Rick njihej si Zombie Boy për shkak të dy tatuazheve të kockave dhe organeve në të gjithë trupin e tij, duke përfshirë karakteristikat e kafkës në fytyrën e tij.Lady Gaga ka shprehur ngushëllimet për humbjen e modelit.Rick u shfaq në videoklipin e Lady Gaga në këngën ‘Born This Way’ në vitin 2011.Këngëtarja tha se humbja e tij është “përtej shkatërrimit”.

“Ne duhet të punojmë fort për të ndryshuar kulturën, për të sjellë në fokus shëndetin mendor dhe për të hequr stigëm se nuk duhet të flasim për të,”-shrkuajti Gaga në Twitter. “Nëse keni probleme telefononi një mik ose familjar. Ne duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin.”

Ajo publikoi statusin duke publikuar një foto të saj me Rick, duke u bërë thirrje fansave që të luftojnë me shëndetin e tyre mendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *