• |
ide | kryesore

“Vdiq Vuçiç”/ Autoritetet në kërkim të autorëve të certifikatës së rreme

Arkiva, Lajme, Të fundit
serbe



Autoritetet serbe janë vënë në alarm për të gjetur autorët e shpërndarjes së një certifikate të vdekjes së presidentit Aleksandër Vuçiç.

Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviç urdhëroi Prokurorinë Themelore Publike në Mlladenoc që urgjentisht të identifikojë krijuesit e të kësaj certifikate. Dyshohet se ajo është falsifikuar në territorin e kësaj komune, thanë për Tanjug burime të Prokurorisë së Lartë Publike.

Gjithashtu, Departamenti i Posaçëm për Krimet e Teknologjisë së Lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë “foto vdekjeje” në rrjetet sociale. Këto veprime paraqesin një vepër penale që mund të ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe duhet të sanksionohen në përputhje me ligjin. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *