• |
ide | kryesore

Pas Francës edhe Shqipëria merr vendimin drastik, ndalohen celularët nëpër shkolla

Lajme, Të fundit

Pas Parlamentit francez, i cili e ndaloi me ligj përdorimin e celularëve në shkolla, nga cikli fillor tek ai i mesëm, edhe Ministria e Arsimit ka urdhëruar drejtorët e shkollave se, vitin e ri shkollor telefoni celular do të jetë i ndaluar, si për nxënësit edhe për mësuesit.

“E dimë tashmë që nxënësit kanë tendencën për të përdorur teknologjinë. Rrjetet sociale janë trend kohët e fundit. Nëse nxënësi shikon që edhe mësuesi nuk e përdor celularin, do t’i bëjë mirë edhe atij, pasi ai ka nevojë për një model të mirë”, tha Oriana Osmani, mësuese e Gjuhë-Letërsisë, në Shkollën e Mesme “Petro Nini Luarasi”.

Një zgjidhje alternative janë dollapët në klasa për grumbullimin e celularëve përpara mësimit, një tentativë e bërë nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” përpara se t’u mbërrinte urdhri i Lindita Nikollës.

“Rreth muajit prill, të gjithë nxënësit kur shkonin në shkollë në 8 të mëngjesit, me detyrim linin celularët në këto dollapë dhe i merrnin në orën 13:00”, tha Oriana Osmani.

Por, ndërsa në Francë janë marrë të gjitha masat që ndalimi i celularëve të shoqërohet edhe me detektorë në ambientet e shkollave, që do të ndalnin kategorikisht valët e celularëve edhe në rastet kur futen fshehurazi, nuk dihet ende sesi do të veprojë Ministria e Arsimit në shkollat shqiptare.

Ajo që gjithashtu nuk dimë është sesi do të jenë reagimet e gjimnazistëve, që e përdorin celularin edhe në klasa. Ata jane me pushime, por si reaguan për këtë lajm?

“Për moshën tonë është gjithçka, që nuk e shmangim dot. Do ta përballoja dot 6 orë mësim pa celular? Personalisht jo!”, thotë një gjimnazist.

“Nuk e përdor celularin në shkollë, e mbaj në xhep”, tha një tjetër.

“Do të bëjmë si do të bëjmë!”, shtoi një tjetër.

“Nuk besoj që ky ligj do të funksionojë. Shumë herë më përpara kanë thënë se do i heqin celularët, por prap nxënësit do ta gjejnë një zgjidhje, sidomos gjimnazistët e sotëm”, deklaroi një tjetër gjimnazist.(Tch)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu