• |
ide | kryesore

Ministri Xhafaj takim me strukturat në Vlorë për goditjen e grupeve kriminale

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm në një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.

Në fokus të diskutimeve ishin, masat policore dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.

U diskutua edhe mbi masat për parandalimimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

Gjatë takimit u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorēs dhe ekipin e ri drejtues.

Ai bëri edhe një inspektim në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore.

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur rradhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.



8 Comments

  1. Xhafaj po ben -bilancin-sa ton hashash kemi grumbulluar dhe sa kemi per te korrur .Sa kemi transportuar dhe shitur dhe sa na ka mbetur ketu ne qytetin e Vlores.

    1. Sezonin veror 3 muaj e kemi ne në Vlore po ajo qe me vjen mire mua eshte qe policia kete vit ju ka rene kokes ktyre tipave te fort qe benin si sherifa. Me pak fjale e kane mar rendin ne dore edhe pee kete i them hallall.

      1. Erdha pardje nga brindisi ne vlore une. Sportelet funksiononin te gjitha. Me dhane edhe nje broshure informuese ne port. Paskan ndodhur ndryshime ktu ne Shqiperi, sidomos tek policia qe eshte fytyra e shtetit.

      2. Vallaj te kenaqur jemi nga rendi dhe siguria ne vlore kete vit. Ndryshe nga vitet e tjera e shikojm edhe ne rruge nje mire administrim te situates.

    2. Une jom prej Gjilanit te Kosovs. Qaty ne Vlore ma vodhen valixhen, ce pa kalu krejt 24 oret ma zgjidh policia mor. Ma solli valigjen me krejt sendet.

  2. U be viti i 5 qe vij ne vlore per pushime po me then te drejten si kete vit ska qen asnjeher. Cmimet me mire, trafiku me i kontrolluar, plazhet me te pastra, policia kalon ne cdo plazh edhe ne shetitore dhe te jep nje ceshtje sigurie sidomos per femijet tamam sikur je jasht shtetit.

  3. Marash,Lambo, Ordinary,Noa ju ini kalimtare me dhjete dit dhe pesembedhjete rrini ne qytetin e Vlores dhe ikni ne qe jemi per dite ketu i dime tere shenjtalleket e -palo -policise se ne sy te tjereve qe nuk jane vendalinj ashtu hiqen .Me gjithe ate ky eshte vleresimi juaj .

  4. E verteta eshte qe Min Xhafaj dhe atafi i tij, nuk kane prekur asnje kapobande ne Vlore. Cdo gje eshte propogande, show sa per te kaluar rradhen. Nje shtet totalisht i pafuqishem, i dorezuar perballe krimit. Operacioni “forca ligjit” nje zhgenjim total. Krijuar strukture mbi strukture, per hetimin e krimit dhe ne fund asgje. Hiqni dore nga propoganda, se nuk genjeni kerkend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *