• |
ide | kryesore

AKU vazhdon aksionin, kontrolle në Elbasan dhe Lezhë, bllokohen 123 kg mish

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në disa prej tyre, atë të e qarkut të Lezhës dhe Elbasanit. AKU konstatoi se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.

Në Lezhë u konstatuan pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore. Kjo pasi këto subjekte ushtronin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar, pa kushte higjeno-sanitare si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, si vula dhe certifikata veterinare.

Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit “mish derri” në sasinë 122,5 kg për mungesë gjurmueshmërie, dhe më pas u asgjësua në Landfilldin e Shkodrës. Për sa më sipër, ndaj tyre u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin. Pas veprimeve nga ana e DRAKU, Lezhë për të njëjtat subjekte u vu në veprim edhe Hetimi Tatimor si komponent i Task Forcës, i cili procedoi me bllokimin dhe mbylljen totale me shirit të këtyre subjekteve për mungesë regjistrimi, pra ishin subjekte të pa regjistruara në QKB.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit, Shërbimi Veterinar ka kryer kontrolle në disa prej tregjeve si: Gramsh, Peqin, Përrenjas dhe Qukës .Ndër to SHV, Elbasanka vënë 12 masa administrative për subjektet që nuk plotësonin kushtet për tregtimin e kafshëve të gjalla, pasi ishin të pa licencuar.
 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *