• |
ide | kryesore

Italianët, manifestim në kujtim të Viktorian Picakut në Corato

Lajme, Të fundit



“Kur është koha për solidaritet, banorët e Koratos në Bari i përgjigjen gjithnjë thirrjes për të ndihmuar, sidomos në situatat e vështira dhe dramatike” me këto fjalë mediat itaiane e përshkruajnë tubimin e vogël që u organizua për të ndihmuar familjen Picaku, pas vrasjes së djalit të tyre, 24 vjeçar, Viktorianit.

Thirrjes nga komuniteti i emigrantëve shqiptarë për të ndihmuar familjen të transportojë trupin e të birit në Shqipëri, iu janë përgjigjur shumë italianë dhe shqiptarë të tjerë. Në një manifestim në vendin ku u vra Viktoriani, u zhvillua një ceremoni përkujtimore, ku janë ndezur qirinj dhe janë shprehur ngushëllimet dhe solidaritet për Viktorianin.

Në vendin ku u vra Viktoriani janë vendosur lule dhe pankartat e miqve të tij. Më pas janë mbledhur para për transportin e tij në Shqipëri dhe për shpenzimet e ceremonisë së varrimit. Ende nuk është e qartë pse u vra Viktorian Picaku. Deri tani është raportuar nga mediat italiane se krimi ndodhi për një vajzë, por rrëfimi i vrasësve në polici nuk është publikuar në media.

https://www.facebook.com/coratoviva/videos/2019066081478008/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *