• |
ide | kryesore

Helmimi i 39 personave në Elbasan, mbyllet lokali ku u zhvilluan 3 dasmat

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit ka mbyllur lokalin “Laguna Blu” në Elbasan ku u helmuan 39 persona. Pas verifikimeve AKU ka konstatuar se lokali në pronësi të Manol Musajt kishte kushte të rënda higjeno-sanitare.

Personat e helmuar kanë qenë pjesë në tre dasma të ndryshme, të shtunën drekë e darkë, si dhe të dielën në darkë, në të njëjtin lokal. Verfikimi i AKU u bë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës pas marrjes së informacionit mbi helmimin e dasmorëve.

Lokali rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues (gjurmueshmëri).  Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish viçi, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë  të Salmonelës,” – raporton AKU.

Aktiviteti u bllokua deri në daljen e përgjigjes së analizave si edhe iu vendos masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë. Plot 39 persona janë paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Elbasanit me simptomat e helmimit.



1 Comment

  1. Po’ ju do dalin hakat e Aluiznit
    Entit te Banesave
    Kalbesirat e kozmait qe Jane there para 10 vjeteve ne Brazil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *