• |
ide | kryesore

Video/Premier nis nën shenjën e Pogba, një arsye për të buzëqeshur për Mourinhon

Sport



Premier League ngre siparin me një sfidë në fushë, që pak ditë më parë u luajt në tavolinat e merkatos. Nëse aty Leicester triumfoi duke mbajtur Maguire në skuadrër, në Old Trafford Manchester United ia doli ta mposhtë 2-1 në ndeshjen hapëse të kampionatit anglez.
Për ta bërë Mourinhon të buzëqeshë është dashur edhe 11 metërshi i parë i sezonit, që i dha mundësinë kapitenit të ri të Djajve të Kuq, i sapograduar, Paul Pogba, të shënonte golin e parë në kampionat (3′). Në pjesën e dytë emocionet mbajnë në lojë deri 7 minuta nga fundi kur Luke Shaë (83′) me një diagonale me të majtën siguroi rezultatin për Mourinhon, që nuk e shijoi qetësinë deri në fund, sepse Vardy (92′) hapi ndeshjen, por pa mundur të ndryshojë fatet e lojës.

United kthen faqe nga ato përfaqësime për tu harruar në tuneun përgatitor e shumë polemika në dhomat e zhveshjes. Mourinho ndoshta nuk është shumë i lumtur me merkaton, por hodhi kandidaturën për titull menjeherë.

I takon tani Manchester City, Liverpool, Chelsea e Arsenal të përgjigjen si duhet në ndeshjet e tyre hapëse, që do të krijojnë një ide më të qartë të pretendentit kryesor për titullin kampion.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ro/rorE.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *