• |
ide | kryesore

FOTO/ Me të shkurtra dhe me automatik me vete, si u kap i fshehur në një shkurre Ridvan Zykaj

Lajme, Të fundit



Arrestohet nga policia autori i masakres me 8 te vrare ne Vlore. Mbi 100 punonjës policie ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës, 24-vjeçarin Ritvan Zykaj.

Autori gjate arrestimit nga policia. Burime nga policia kane bere me dije se ai eshte pikasur ne momentin qe po dilte nga nje shkurre. 

Kur ka pare policine, ka tentuar te rrembeje automatikun qe kishte me vete, armen e krimit, nderkohe qe nga policia i është bërë thirrje, “Dorëzohu hidh armën”.

Ne momentin e arrestimit, ai nuk ka bere rezistence dhe eshte shfaqur i qete.

Forcat e policisë lokale, Renea dhe FNSH fill pas ngjarjes rrethuan fshatin per kapjen e kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Autori gjate arrestimit nga policia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *