• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sipërfaqe e pyllëzuar është përfshirë nga flakët në Vlorë, Policia thotë se rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish- stacionit të mallrave, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe e pyllëzuar. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Janë tre automjete dhe 10 forca zjarrfikëse në aksion për shuarjen e flakëve. Deri tani është djegur një sipërfaqe me shkurre. Situata është drejt vënies nën kontroll. Ndihmë pritet të japin dhe reshjet e shiut që kanë nisur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *