• |
ide | kryesore

Dyshimet e medias amerikane/ Merkel kundër Trump për Kosovën

Arkiva, Të fundit



BuzzFeed, një nga mediat online më të fuqishme amerikane, kritike e fortë e Donald Trump, ka publikuar një dokument ku bën të ditur se presidenti i SHBA-së dhe ai i Rusisë
janë marrë vesh se do të ketë një ndarje të re kufijsh në botë, nëse zgjidhet Trump president.

Lexo më tej:

Le Monde: Kush qëndron pas idesë së ndarjes së Kosovës

“Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar ndaj qasjes së administratës Trump për të larë duart në Ballkan, çka mund të rrezikojë destabilizimin e një rajoni edhe kështu të shpërthejë një ‘fuçi
baruti’”, thekson gazeta.
“Kryeqytetet e mëdha të Europës kanë kundërshtuar fort çdo propozim që luan me kufijtë në Ballkanin Perëndimor, nga frika se veprime të tilla do të prishin ekuilibrin delikat të rajonit.
Por, presidenti Donald Trump duket se ka miratuar një qasje më ambivalente”, thekson BuzzFeed.
Duke cituar dy burime diplomatike, artikulli thotë se sipas një plani të “mbështetur jo zyrtarisht nga Serbia, do të ketë shkëmbim territoresh të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, e cila ka popullsisë etnike shqiptare.
Gjermania kundërshton me forcë ndryshimin e kujve dhe ka vendosur veton. Media amerikane thekson se pritet që të shpërthejë një luftë e fortë ndërmjet SHBA dhe
Gjermanisë për Ballkanin



3 Comments

  1. Edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kësisoj “mediash” të sponsorizuara nga Sorosi, përhapën lajmin se Trump ka kritikuar NATO-n se pse e bombardoi Sërbinë.
    Nuk kaloi shumë kohë e doli se ky lajm ishte tërësisht e kundërta.
    Trump kishte deklaruar se ishte gabim që ndaj Serbisë u mjaftua vetëm me sulme ajrore por duhej ndërhyrë me trupa deri në Beograd për ta shkulur me rrënjë qeverinë kriminale të Millosheviçit.
    Edhe mediat serbe që u “lumtëruan” me këtë lajm të remë, u detyruan të kërkojnë ndjesë që nxituan ta botojnë.

  2. @ qasje më ambivalente@

    Kush ma shpjegon neve injorantave cfare do me thon AMBIVALENTE se kto gazetaret qi jon perkthysa te mdhej , kujtojn se kur folin me fjal te mdhoja duken ma te zgjut.

  3. Nuk dijmë që administrata e presidentit Trump, të ketë ndërmarë ndonjë veprim që ta vejë SHBA në vartësi ekonomike të Rusisë.
    Presidenti Trump e akuzoi publikisht politikën e znj. Merkel, se po e kthente ekonominë e vendit të saj, tërësisht të ndërvarur nga gazi e nafta ruse.
    Është fjala për një fakt të ndodhur e jo për hamendësime e fantazi politike.
    Nëse Merkel paskej deklaruar që nuk duhen diskutuar kufijtë në Ballkan, më gjeni ndonjë deklaratë të presidentit Trump ku ai ta ketë kundërshtuar Merkelin për këtë temë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *