• |
ide | kryesore

Ende pa dalë në transmetim, filmi i vjedhjes së McDonald më i komentuari

Paparazzi, Slider



“Vulture” bëri të ditur se filmi mbi vjedhjen në “McDonald’s”, që do të jetë projekti i ardhshëm kinematografik me Ben Affleck e Matt Damon, është një produksion rekord pa nisur mirë.

Muajin e kaluar, “The Daily Beast” publikoi një artikull, ku tregoi se si një ish-polic arriti të trukonte lojën “McDonald’s Monopoly Game”, një promocion i zinxhirit të fast-food-it në SHBA në vitet ’90, duke i vjedhur kompanisë mbi 24 milionë dollarë.

Artikulli mori dhenë dhe nisi gara për të marrë të drejtat kinematografike. Pak ditë më vonë, ishte “20th Century Fox”, që ofroi 350.000 dollarë me klauzolën se nëse realizohej do të shtohej dhe 1 milion dollarë, që është një shifër rekord, më e larta e paguar ndonjëherë në Hollywood, për të përshtatur një artikull gazete.

Filmi do të prodhohet nga “Pearl Street Films”, kompania e Ben Affleck dhe Matt Damon. I pari do të jetë regjisor, ndërsa i dyti do të ketë rolin e protagonistit. Skenari do të realizohet nga autorët e filmave “Deadpool”, Paul Wernick e Rhett Reese.

Për filmin u ofruan “Universal Pictures” me protagonist Kevin Hart, “Warner Bros” me Steve Carell, “Netflix” me Robert Downey Jr., Susan Downey e Todd Phillips, “Amblin” i Steven Spielberg me Will Farrell e Mark Wahlberg. Edhe Martin Scorsese bëri ofertë, duke propozuar aktorin e preferuar Leonardo Di Caprio për rolin e protagonistit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *