• |
ide | kryesore

Festivali/ Pse dështoi Dua Lipa në Prishtinë? Ministri i jashtëm e ka një arsye

Kryesore, Paparazzi

Për disa ishtë një sukses ndërsa për të tjerët një dështim. Përkrahja e publikut në festivalin “Sunny Hill që u mbajt përgjatë datave 10- 12 gusht, në parkun e Gërmisë nuk ishte ajo që pritej. Madje krahasur me festivalin e Budapesit (foto poshte) ku Dua Lipa këndoi para 75 mijë vetëve, pritja që i rrezervoi vendi i saj duket mjaft e vogël. Ajo duket edhe më e papërfillshme po të mendohet se ishte i ati i saj, Dukagjin Lipa ai që organizoi festivalin dhe bëri bashkë artistë të mirënjohur shqiptarë e të huaj për të promovuar Kosovën.

Mgjithëatë, në gërmi nuk u mblodhën aq spektatorë sa pritej. Atëherë cila është atsyeja? Performanca e këngëtares, jo e jo. organizmimi ishte thuajse perfekt.

Po atëherë?

Një përgjigje e ka dhënë ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli që i dha xhetin e tij privat këngëtares për të mbërritur në Prishtinë. Sipas Pacollit gjithësejcili vlerësohet më pak në vendin ku e njohin.  Në një postim në Facebook shkruan: “Nuk të bën Profet fshati yt. Dua Lipa , këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest
tuboi 900% më shumë fansa se sa në Prishtinë”.

©Lapsi.al

4 Comments

  1. Nuk deshtoi Dua Lipa ne Prishtine o ministri i jashtem Pacolli, Ajo,sikurse edhe rita Ora, u prit ne ate menyre qe ne asnje vend te botes nuk pritet. Edhe kjo mikpritje ka bere qe ato ta duan cmendurisht vendin ku linden dhe jo vetem nuk e mohojne por e promovojne kudo ku u jepet rasti. Nqs ne Budapest dolen 75 000 vete, mos harro qe Budapesti ka pothuasje 2 milion banore kurse Prishtina si qytet(pa llogarit fshatrat) ka rreth 300 000, pra 9 here me pak. Per Pacollin kam respekt, dhe per perpjekjet e tij per ta promovu Kosoven, por ketu paska komentu si njeri shume i pasur. Sepse duhet ta dinte Z.Pacolli qe arsyeja kryesore pse Dua Lipes nuk i dolen 300 00 mije persona, ishte se nje bilete ne kete koncert ishte plot 55 euro per person. Ku ka shqiptari ne Kosove sot 55 euro per nje koncert?pothuasje sa 1/5 -1/6 e rroges mesatare. Kjo eshte arsyeja Z.Pacolli se po te ishte falas i dilnin 400 000 vete ne koncert sic i dolen Rita Ores 350 000.

    1. Pa llogarit edhe veshtiresi te tjera, si psh organizimi behej ne periferi te Prishtines qe te krijonte veshtiresi transporti per te shku deri atje, fillonte pas ores 12 te nates, keshtu qe megjithese Prishtina eshte nje qytet shume i sigurte, prape jo te gjithe prinderit mund te lejojne vajzat e tyre adoleshente per te shku ne nje koncert nate ku mund te kete edhe te dehur. Por prape se prape po te ishte me cmim te lire, nuk do i bojkotonim ambasadoret shqiptare.dhe do ishim jo 10 000 sa ishim por te pakten 400 000.

      1. komneti zgjuar dhe i saktë!!
        sipas pacullit,për mendimin tim një copë gomari me shilte,as samar nuk ka,është njëlloj të bësh koncert në nju jork e në zhur të prizërenit!!
        sipas pacullit,njerëz jetojnë në të dy vëndet,me këmbë e me duar!!
        por harron paculli se nëse shkohet në nju jork,20mln banorë,dhe këndohet,pop,rrok në anglisht,nuk është e njëjtë me zhurin 20 mijë banorë,që këndojnë nga mëngjesi në darkë me sharki këngë trimërie!!
        kështu o pacull,që çon aeroplanin tënd për pordhë,bëji llogaritë mirë kur do të shesësh pordhë dhe mos bëj komente idiotësh!!
        jo për gjë por thjeshtë për të arsyetuar atë pozitë që të kanë dhënë në qeveri,për të arsyetuar ato para që ke bërë si bisnisman!!
        ps:sa për çmimin e biletës!?nuk dua të hy në diskutim!!do të vija në dyshim shumë gjëra!tmerrësisht i lartë për kosovën!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu