• |
ide | kryesore

Thaçi për mediat serbe: S’do lejoj një “Republika Srpska” të dytë në Kosovë!

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se nuk do të lejojë krijimin e një “Republika Srpska” në Kosovë, si në rastin e Bosnjës. Në një intervistë për të përditshme serbe Danas, Thaçi shpjegoi se pa zgjidhjen e çështjes së kufirit, të dy vendet nuk mund të ecin para, Sipas tij duhen “zgjidhje kreative” për të rënë dakort, por duke përjashtuar modelin e zgjidhjes në Bosnjë.

“Nuk po zhvilloj bisedime me Beogradin për shkak të ndonjë nostalgjie. Nuk vuaj nga Jugonostalgjia siç vuajnë disa. As nuk bisedoj me Beogradin se më pëlqen të shpenzoj kohë në korridoret e Brukselit, duke ngrënë sanduiçe të ftohtë deri në orët e vona të mbrëmjes. Jo – por bisedoj me Vuçiqin dhe jam i etur të gjej një zgjidhje, sepse dua ta shoh Kosovën tonë në NATO dhe BE, sa më parë. Do të jem shumë i sinqertë, nuk mendoj se do të anëtarësohemi në këto mekanizma derisa të mos kemi kufi të pazgjidhur mes dy shteteve. Ne duhet të arrijmë një pajtim të plotë për demarkacionin e kufirit, që të mos lejojmë që disa çështje të hapura të shndërrohen në çështje konflikti në të ardhmen.

Synimi im nuk është ndonjë ndarje etnike, e as krijim i një “Republika Srpska” të dytë në territorin tonë. Zoti na ruajt! Qëllimi im është vendosja e kufirit prej rreth 400 kilometra, e ky proces kërkon zgjidhje kreative, të cilat do të sigurojnë paqen sot dhe në të ardhmen” u shpreh presidenti Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”.



1 Comment

  1. Thaci po shet territorin per te cilin luftuam. Po i del kunder shteteve qe na mbeshtesin. E ka nje hall te madh. E pret burgu. Nderkombetaret shantazhuan edhe te tjere si Haradinajn dhe sidomos Limajn,por ai nuk u tremb,nuk u dorezu, e aq me pak as nuk e mendoi te shese Kosoven. Thacit i ka tregu Vucic dosjet me te cilat do ta akuzojne ne Gjykaten speciale. Sapo dje Thaci ra dakord me qendrimin e kancelares Merkel,(kunder ndarjes) pak ore me vone, Serbia tha se do te dorezonte 3500 dokumente ne Gjykaten speciale per krimet ndaj serbeve(sic rrejne serbet) ne Dukagjin dhe Drenice. Pra drejteperdrejt presion ndaj Thacit qe mos te ndryshoje mendjen ndaj premtive per tradheti qe i ka bere Vucicit. Pse ne keto dokumente qe paskan serbet permendet Drenica dhe Dukagjini, sepse per Drenice do akuzojne Thacin kurse per Dukagjin ,Haradinajn, por qe Haradinaj ne fakt nuk shantazhohet kollaj…Se a jane te verteta keto krime ndaj serbeve, dihet pergjigja.Sipas vete qeverise serbe gjithsej 988 serbe jane vra gjate luftes (ushtare dhe police,dhe jo civil) kurse keta paskan 3500 dokumente ,pra pothuajse nga 3-4 dokumente per cdo serb te vrare!!Serbet sdine as te rrejne !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *