• |
ide | kryesore

Thyerje përfundimtare, De Laurentiis i quan tifozët e Napolit “drogaxhinj”

Sport



Fraktura mes Aurelio De Laurentiis e tifozëve të Napolit rrezikon të jetë e parregullueshme, pas deklaratës së fundit të presidentit në Kiss Kiss Napoli. Fjalë që do të krijojnë sigurisht debat, sepse DE Laurentiis nuk u mjaftua vetëm duke mbrojtur lëvizjet e tij në merkato (“Nëse Belotti vlen 65 milionë më vjen mirë sepse Inglese ateherë vlen 85. Inglese ka bërë 11 gola në kampionat, Belotti 10”). De Laurentiis hodhi poshtë cdo kritikë të tifozëve të tij në mënyrë provokuese: “Përse flitet për përforcime? Janë disa tifozë të droguar ose të cmendur. Nëse duan të kontestojnë pse nuk morëm lojtarët që deshën ata, le të kontestojnë. Ata duan që të shpenzoj miliona për të blerë futbollistë të rinj, por pastaj blejnë fanella false. Ata më kontestojnë mua, unë kontestoj ata”, përfundoi presidenti që ka krijuar në Napoli një klimë aspak të përshtatshme për të rivalizuar Juventusin e Cristiano Ronaldos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *