• |
ide | kryesore

Raporti 90-faqesh i Fondacionit Soros në Beograd/ Territoret që do shkëmbejë Kosova dhe Serbia

Lajme, Të fundit



Zyrtarët më të lartë shtetërorë të Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq, po paralajmërojnë se gjatë muajit të ardhshëm (në shtator) do të dalin me një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, madje ata nuk e fshehin synimin që Kosovën ta ndajnë nëpërmjet vijave etnike, mes shqiptarëve dhe serbëve.

Në anën tjetër presidenti Hashim Thaçi ka disa javë që deklaron vazhdimisht se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, ndërsa Serbia nuk do të mundë t’i marrë komunat veriore të Kosovës.

Por një raport prej 90 faqesh, i botuar dje nga gazeta “Zëri” e Kosovës, i hartuar nga 6 ekspertë serbë dhe i përkrahur nga “Fondacioni për Shoqëri të Hapur” në Beograd, të cilin e udhëheq George Soros, paraqet skenarin për shkëmbimin e territoreve mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj të fundit i propozohet t’i marrë 4 komunat veriore, Zubin Potokun, Zveçanin, Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore, ndërsa Kosova ta marrë Preshevën, por pa Bujanocin dhe pa Medvegjën.



5 Comments

  1. Per Thacin kemi pasur teper k onside rate. Keto perpjekje qe ai ben ndoshta eshte i detyruar nga katunaret e europes qe duan te kthehen 105 vjet mbrapa kur luanin bixhoz me kufijte e Sheeqipes madhe. I them z Thaci te duroje deri sa Serbi te njohe pavaresine e Kosovan se ku ta coje to pin. Pastaj te bisedojne ne position te barabarta pa inferiority the.

  2. kushdo qe perpiqet te luajn padrejtesi provokon fundin e vet,padrejtesia ka cmim dhe kosto ,qe pacmangeshem paguhet kush i sherben te keqes ajo do ta marrin cfardo qe njerzit mbjellin ate do korrin ,ne fakt sejcili e don veten te drejten per vete ,urren padrejtesin ,por duke ju bere padrejtesi tjereve keto po shkatrrojn veten e vet ndersa ,ne shpirt ndergjegja nuk jua pranon vet shkatrrimin e tyre ,o njerez ,duajeni veten me veprime jo ndienja se po zhgenjeheni ,jeni shum te dobet vegjel te dilni ju mbi ligjet e krijuesit te gjithesise dhe triumfoni mi to,,i ftoj kombin serb dhe liderit serb te larghohen nga padrejtesia sepse padrejtesia eshte si zjarri qe djeg drut ,kuptojeni se padrejtesia shekullin qe lame pas ,u luajt nga te fuqishmit per te perfituar dhe mbajtur kombet nen sundim,por tai arriti majat ku te fuqishmit duan te perfitojne nga perplasjet luftrat mes kombeve duke shfrytezuar problemet,por ne esence ,padrejtesia ,dhe pamundesia po kthehen ne zinxhir unik zberthyes interesash duke u bere perplasesja dhe shkatrruesja e paimagjinueshme qe do ti terheqin te gjith,dijeni o kombi dhe liderit serb se shqiptaret jan si cdo njeri ne perberje sejcili te drejten e tije apo te gjith sebashku si komb e kemi ,per te zgjillur dhe rregulluar jeten tone te drejtat drejtesin e ka krijuar dhe percaktuar vetem zoti mallerishem ,jo krijesat,te drejtat jan te shejta po u cenuan te drejtat ,eshte drejtperdrejte ,treguesit e ndaljes jetes ne toke sepse te drejtat njerzore jan frymarrja jetes,shqiptaret do reagojne njelloj sikur ju po te ishit ne pozicionin tone keshtu reagon cdo qenie njerzore,mos shikoni dobesin ,sepse eshte e drejta me e fuqisheme ,mbi teknologji poshtersi dhe padrejtesi,i ftoj organizatat e fshehta te sorosit ,te largohen nga padrejtesia ndaj kombit shqiptare ,sepse shum i fuqishem eshte kombi cifut ne organizimin dhe potencialin e vet por fuqia e padrejtesise ,eshte si vesa perpara diellit i ftoj te gjith ,mos provokoni zotin krijuesin tuaj tu tregojne fundin e cmimit padrejtesise ,mos kerkoni ate cfar sju takon qe te mos humbisni edhe ate cfar ju keni,ju padrejtesis dhe te keqes i dini vetem emrin dhe per ta nisur por se cfar cmimi ka dhe ju pret ju nuk ja keni iden sepse ai eshte percaktim premtim dhe garanci e zotit qe i ka kriju percaktu afatizu ,dhe ralizu,beni mir dhogarit fetarisht shkencerisht dhe praktikisht ,qe te dilni me sukses,jo sipas interresit ne padrejtesi totale me kosto dhe fund apsurd padrejtesia eshte rrug problemesh pa zgjillje drejtesia haku eshte rrug zgjilljesh pa probleme,,meditoni pak,ndryshe qart po ju garantoj ,sipas asaj cfar zoti ka krijuar shpallur dhe premtuar ju nuk jeni te shpetuar me padrejtesi te padrejtetit tek zoti mallerishem por dhe ne kete bote pacmangeshem sipas ullzimit zotit i pret nje deshtim humbje dhe ndeshkim i mall ne dy botet,ky koment behet kujtes si keshillim per mire dhe ndalim nga e keqa,

  3. karakteret e padrejtesise 1 zbeh 2 perplas 3 shkatrron zhduk gjithcka 4 e urrejn te gjith 5,nuk ka siguri 6 padrejtesia mbart me vete cdo te keqe qe imagjinohet dhe i dihet emri ,ajo mund te veprohet,padrejtesia eshte ,shkatrruesja e imunitetit gjallesave prishsja e unitetit dobive,dhe domosdoshmerive prej ku varet ,ekzistenca e jetes ne tok ,padrejtesit njerzrore i ndien cdo gjalles e para qe ka tregues shkatrrimi ne paralelin e vet eshte bleta ,por dijeni se me largimin e bletes beni gati valixhet te gjith,treguesit e shkatrrimit te njerzimit jan te gjithaneshem ,nga gjitha sistemet dhe politikat e shpikura ,ne sistemin financiar mediatik drejtimit politik,arsimit teknologjis,ku deshira e disave per te kontrolluar sunduar dhe ndare boten ,po i ven gjith boten pas sepse tashme ne shesh jan faktet,kush jan autoret dhe aktoret ,p[or coptimin varferin ,varesine njerzore dhe cdo poshtersi,nu nuk u krijuam dhe nuk lindem per te qene armiq gjith kunder njeritjetrit por per tu formuar si njeres dhe bere te dobishem per njeritjetrin si ndihmes dhe plotesues ne dobi,dijeni se eshte ceshtje kohe ku sejcili i perfshire ne padrejtesi do pendohet per gjith cfar ka bere por do jete shum vone koha e mundesive miresise dhe dobise eshte tani ,ju ftoj te angazhoheni me drejtesi hak ne zgjilljen e problemeve njerzore ,se fitoni me shum,i ka krijuar zoti padrejtesin me humbje dhe te verteten me sukses fitim ,ku mbeten krenare te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *