• |
ide | kryesore

Zbardhen përgjimet/ ‘E kemi keq punën’, si e lajmëroi deputeti i PS-së Shullazin për hetimet e prokurorisë

Lajme, Të fundit



Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij. Mes dhjetëra telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve. Në rrjetën e përgjimit, kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Referuar dosjes hetimore rezulton se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.

Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, – dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit. Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan, të jepte shpjegime ne cilësinë e personit qe kishte dijeni për rrethanat e hetimit.

Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danit dhe i kërkon të takohen. Nga ai moment deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon.



4 Comments

  1. Kryeministri dora vete, flet me gangstere ne telefon me mesazhe etj. Dhe ia tregon miqve bisedat m te fortet , kapobandat , ju beni lajm me deputet spurdhjak
    ska problem arta marku do ia pastroje dosjet te gjitheve

  2. Sa te jete lala GJONI, hani pini, e kendoni, Keta jane ALI baba me 40 hajdute. Ketyre u thohet, e u vihet prova se c;vjedhin, keta therrasin,,, kapeni hajdutin, e kush ti kape banditet, banditi? Ky eshte pushteti i maskarenjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *