• |
ide | kryesore

Plas në Kosovë/ Del audio-përgjimi i shefes së deputetëve të Vetëvendosjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vetëvendosjes



Gazeta Nacionale në Kosovë ka publikuar këtë të hënë një audio-përgjim shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç. Gazetari Berat Buzhala ka sqaruar se këto regjistrime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda mes Kusari-Lila dhe Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosje.

Ajo që ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë është se në hyrje të bisedës, Slavko Simiç i përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiç. Ky është një prej njerëzve në “listën e zezë” të SHBA-ve i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe i dyshuar për dosjen “Brezovica”. Sipas të njëjtave birime Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”.

Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta. Gazeta Nacionale raportoine se në përgjimet e tjera që do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim Kusari-Lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, ajo i ofendon kolegët e saj nga partitë e opozitës dhe flet për një letër që Radojiçiç i ka përcjellë shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Slavko Simiç dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se “ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh”.

PJESË NGA BISEDA:

Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Mimoza: “Dy tre minuta”

Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend”

Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”

Slavko: “Milani bre është kryesori, po çfarë Rakiqi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”

Mimoza: “Pse po më thua mua?”

Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”

Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”

Mimoza: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”

Video më poshtë e keni përgjimin e plotë të pjesë së parë.

Në një reagim pas publikimit të audio-përgjimit, Mimoza Kusari – Lila ka pranuar se është zëri i saj në përgjimet që u publikuan që do të thotë se është përgjim autentik. Ajo thotë se biseda ka ndodhur në zyrën e saj në Kuvendin e Kosovës.

“Ai ka ardhur me paramendimin per të më kornizuar ose të më fusë në kurth me incizimet që pastaj munden me i përdorë.” – ka thënë Kusari-Lila në një intervistë në RTV Dukagjini.

Pas publikimit të audiopërgjimit kanë qenë të shumta edhe reagimet e përfaqësuesve të opozitës që kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë Kurti. ©LAPSI.al



4 Comments

      1. Sa mire e the Bordura. Taman bisede per ta fut ne kurth, Shiko cetnikun serb si genjen sy per sy kur thote ke fol me ate cubin serb 30-40 minuta, dhe Mimoza qe e “korrigjon” duke i thene vetem 2-3 minuta. Keta jane serbet. Po mire serbet, por keta opozitaret ne Kosove qe e prisnin kete cubin serb ne zyre edhe para kamerave, e mos te flasim pas kamerave,perfshi Ramushin…Kjo bisede nuk tregon asnje tradhti asnje marreveshje kunder interesit te shtetit.Eshte vetem nje bisede mes kryetares se grupit parlamentar te VV, dhe kryetarit serb,e tani se provokon shkau e thote,ne jemi vetem formalisht kryetare te Listet serbe keshtu qe ia po ta leshoj telefonin dhe thuaja kete gje shefin tone te vertete,Milanit, c’faj ka Mimoza. Ah po te bente ndonje tradhti Mimoza, normal qe sdo i falej, qofte dhe pse ishte kurth, por ja qe u gezuan kot Buzhala ,Mero,Opozita ne Kosove e edhe njefare analisti, qe kaloi ylberin dje, njefare Cuf Thaci. Nuk perbaltet VV, le te munhohen kot

  1. Nuk ka të drejtë një deputete ,kryesuse e grupit parlamentar të VV që është në pushtet të flasë me përfaqsues të komunitetit serb?Dhe bën mirë që komunikon se vetëm me dialog dhe vullnet të mirë zgjidhen problemet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *