• |
ide | kryesore

Kriza në Kosovë/ Të gjithë kërcënojnë me zgjedhje të parakohshme

Arkiva, Kryesore
kosove albin memli lumiri



Partia kryesore e opozitës në Kosovë, PDK-ja e themeluar nga liderët tashmë të burgosur në Hagë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli iu është bashkëngjitur masave që ka ndërmarrë BE dhe Tirana zyrtare për izolimin e qeverisë Kurti. Nëse Brukseli zyrtar shpalli sanksionet që kanë të bëjnë me ndërprerjen e vizitave dypalëshe dhe ngrirjen e fondeve, ndërsa Edi Rama anulloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se ka shkëputur raportet me kryeministrin e presidenten. Madje Krasniqi kërkoi edhe zgjedhje të reja në këtë periudhë krize me faktorin ndërkombëtar. Edhe nënkryetarja e kësaj partie, ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku foli për zgedhje të parakohëshme: “Jemi gati që sot, mos u tutni”, ka shkruar ajo.

Lexo me tej:

Bill Klinton thirret në Tiranë kundër Albin Kurtit: Ndal marrëzinë në veri të Kosovës! 

Në fakt, ideja e zgjedhjeve të reja lindi pas një videoje (shikoje poshte) të shpërndarë nga partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje ku ironizohej me cinizëm opozita e cila kritikon, por nuk ia mban të bëjë thirrje për zgjedhje.

Në videon e publikuar të martën nga Lëvizja Vetëvendosje, ndoshta më e ashpra e prodhuar kundër opozitës ndonjëherë, theksohej: “Me nismat e tyre, që janë më afër Serbisë e më larg popullit e republikës, këta shpresojnë që duke u dorëzuar, me partitë e tyre të vogla do të mund të vijnë në pushtet”.

Pas videos së Vetëvendosjes, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ish kryeministrit, Ramush Haredinaj i është kundërpërgjigjur duke thënë se është e gatshme për zgjedhje. Ka disa javë që AAK-ja ka iniciuar mocionin e mosbesimit, por nuk ka marrë mbështetje nga partitë tjera opozitare.

Andi Bushati: Disfata e Tsiprasit, si antimodel për Albin Kurtin 

Qeveria Kurti ka luajtur shpesh me idenë e zgjedhjeve të reja duke marrë siguri edhe nga sondazhet. Ndonëse rruga e vështirë për të mos i lëshuar pe Serbisë në Veri dhe për të mos i plotësuar projektet e saj për një asocacion të ngjashëm me republika serbska, e ka futur në vështirësi me ndërkombëtarët, ajo ia ka rritur mbështetjen ne elektorat. Në të kundërt të partive opozitare që kritikojnë se Kurti po na prish me shtetet perendimore, por nuk japin zgjidhje se deri ku i duhet lëshuar Beogradit, Vetëvendosja është rritur. Pastaj episodi i fundit kur qeveria Kurti 1 u rrëzua me puç të opozitës dhe ndërkombëtarëve tregoi se një manovër e tillë nuk pranohet nga votuesit.

Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke marrë mbi 50 për qind të votave. PDK-ja doli e dyta me 17 për qind, LDK-ja e treta me nën 13 për qind, e AAK-ja e katërta me 7 për qind.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Kandidati i BF, Fisnik Qosja, në një intervistë menjëherë pas shpalljes së rezultatit tha se objektiv i tij do ishte… zhvillimi i bregdetit.

    Me sa duket, me zhvillim, e ka patur fjalën për vendosje kioskash.

    Ky vendim më poshtë tregon se kryetari Qosja e ka nisur drejtimin e bashkisë duke dhënë një leje të tillë në bregdetin e Golemit.

    1. Paska dhënë kryetari i djathtë i bashkisë së Kavajës një leje për një “kioskë” e kjo qenka hataja më e madhe që e paska gjetur Shqipërinë, kur në mes të Tiranës , Rama e Veliaj nuk paskan parë se në shumëkatëshet e ndërtuara nga biznesmenët e lidhur me ta, kanë shtuar edhe katër kate të tjera.

  2. Kurti e ka fitoren ne xhep, per aq kohe sa ia lejon mosha(shendeti) te na udheheq(e s’diskutohet per 2-4 mandatet e ardhshme).Puna eshte te shohim me larg,dhe jo per interes politik(rritje ne 75%,qe do e sillnin zgjedhjet). Tani .qellimi kryesor duhet te jete mbrojtja e interesit te Kosoves,pra ta zgjedhim tani e pergjtihmone problemin e veriut, dhe njekohesisht,sipas meje,pa u prish me SHBA ,por mbi te gjitha dhe me cdo menyre, duke pamundesu krijimin e Zajednices me kompetenca egzekutive (kete kerkese s’ia plotesojme dot as te madhit Klinton po t’na kerkonte, qe gjithsesi as sna kerkoi,pavaresisht si iu keqinterpretuan fjalet dje). Ketu e ka hallin e fokusin Kurti/VV, e jo te rritja e VV ne zgjedhje te reja,sic e interpetojne keqdashesit e Kurtit, ne Prishtine, e Tirane,.Por nqs duhet, zgjedhjet jane menyra e duhur per te pare se a kishte apo jo te drejte Kurti/VV,dhe jo tezat e propagandrat e manipulatoreve,politikaneve, gazetareve e mediave te shituara. Se nje deshire e madhe egziston ne popull qe te behen zgjedhjet dhe te cohen per skrap parti si AAK,e te cohet ne prag shkrirjeje PDK e LDK. E meritojne t’i denojme me zgjedhje keto parti qe vetem tradhtira dhe skandale korruptive kane ne CV e tyre, por nuk eshte koha, do vije edhe ajo kohe,kshtu qe te shijoje edhe pak kohe ne politike Ramushi. “Analisteve” dhe te tjereve ne studio televizive,ne Kosove e Shqiperi qe kane rene ne hall se ne zgjedhje Kurti vetem rritet, e nuk largohet dot(sic duan ata dhe shefat e tyre), u them :Ju shtofte Inati,se po mundoheni kot,se Kurtit nuk i ulet perpkrahja nga shpifjet dhe propgandrat tuaja, por me shpifjet per Kurtin, vetem sa ja humbni besueshmerine dhe respektin qe kane pasur te tjeret per ju,vetes tuaj

    1. Arbër, pa u prishë ma SHBA , është e vështirë.
      Pyetja është: – Po ju sos durimi SHBA dhe largohet nga Kosova, ç’do të ndodhë?
      Kësaj pyetje përgjigju.

    1. Dardania, lere se cka thone ne publik keta Lumnirat dhe Memli,se ashtu duhet te duken ne publik (qe te mos duken te frikesuar nga zgjedhjet), por ne realitet ata luten qe mos te kete zgjedhje.Bile jo vetem ata, por edhe disa deputete te VV,qe dezertuan rruges (te nxitur kush e di se nga kush),se e dine qe zgjedhje dmth perfundim i karrieres se tyre politike (te pakten ne parlament, se per te bere ham ham, mund te besh edhe jashte parlamentin, si Drdan Molliqaj psh). Kurse Vlora Citakun e besoj se do i gezohej zgjedhjeve. Sepse pastaj do i kerkoj doreheqje direkt ose duke nxit dike tjeter, kryetarit te PDK, per rezultatin katastrofik (qe rrezik as pragun nuk kalon dot PDK)e qe pastaj ta marre ajio drejtimin e PDK, deshire e vjeter kjo jo vetem e Vlores po e shume te tjereve,brenda dhe jashte Kosove. Po ku u intereson veriu i Kosoves ketyre?Po t’u interesonte nuk nenshkruanin cka do qe i jepej para.Jo me kot populli nga 50.2% tani VV do e conte ne 75-80%,jo se populli eshte 90% analfabete sic thoshte njeri nga nje studio ne Tirane ,por sepse e di kush jane ish qeveritaret dhe kush eshte Kurti,, dhe qe Kurti eshet i vetmi qe sic e coi per skrap Minishengenin, do ia shartoje krahet (kompetencat) edhe Zajednices, e do shnderroje ne nje OJF/OJQ

  3. Edhe pse faktori nderkombetar e ka mbeshtetur fort opoziten ne Kosove, pa mbaruar gjykimet ne Hage, veshtire qe shqiptaret e Kosoves te besojne tek keto parti e figura politike te ardhmen e vendit.

    Ndonese eshte i mundur nje skenar si ai i Malit te Zi per zevendesimin e shumices qeverisese, me mbeshtetjen e serbeve ne pakice, apo te nderkombetareve, vete siguria, stabilitéti dhe intégritéti i qeverisjes do te t’ia linte vendin kaosit dhe anarkise ne Kosove.

    Keta jane faktoret qe mbajne ne pushtet qeverisjen aktuale dhe Kryeministrin Kurti, arme ndaj te cilive ka mbetur shantazhi e presioni.

  4. Stambolli digjet e kurvat krihen! Tre dit do vazhdojne tellallet e anti kombit pastaj do fillojne pushimet e veres.

  5. Ja si Kurti udhëzonte partinë: Shpërndani thashetheme, 40% e popullit janë analfabetë, në pushtet t’i përlyejmë duart e ta mbajmë gjendjen e jashtëzakonshme…!O ceceni Arber thuaj dicka per dokumentin qe albini i kurtajve ka urdheruar partine se cfare te bejne antaret

  6. Orë ky ushtari i rrugës memli krasniqi ka dhënë noi opsion për veriun?
    Po lumiri dhe ai sharlatani haradinaj, , pra ca alternative kanë për veriun???

    Atë të thaçit ??? Që për kolltukun e vet firmosi asosacionin??
    Ore ça alternative kanë për veriun???

    Prandaj përdridhen si buçe se skanë asgjë për të ofruar

  7. Asgjo nuk do ndodhi. Ato jan sa per ngatrresa. U bo gati 25 vjet se kan nimu kosoven me heq nji grrumull me zhavorr te ura ibrit
    per ca na hyjn ne pun

    1. Eh, Xhimi. Mos e dhante zoti me ik amerikanet. Per 23 ore, shkiet jane ne Prishtine.
      Per 22 ore Kurti asht ne Suedi.

  8. Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera”, shkruan ai.

    Kujtojmë që ashtu si Saliu, edhe Liri Berisha, është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.Kjo Damka me e madhe per salihun qe ngele ne Histori

  9. me pak fjalë, pas Berishës, Sorosi ka nisur një fushatë kundër Albin Kurtit.

    Por si është e vërteta?

    “Albin Kurti është politikani i vetëm në Kosovë që iu financua shkollimi nga Soros dhe që mban lidhjet më shumë se çdo lider tjetër me babain dhe të birin.

    Soros e quan Albin Kurtin: “Nxënës shembullor”

    Mos na e shisni për anti-Soros, se bëheni qesharak”Bushat ti je ne dijeni qe Albini eshte i Sorosit

  10. dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës” tha ai.

    Teksa ka ‘harruar’ se SHBA e ka shpallur person ‘non grata’ familjarisht Berishen, lideri i Rithemelimit, me sa duket eshte shume i pezmatuar per turin e Rames ne rajon per samitin e Berlinit qe zhvillohet ne tetor ne Tirane

  11. Gjgandi i Kombit Fishta ka thanë:
    “Evrop o kurva e motit. Qi i re mohit Besës Zotit. Ky asht shenji i qytetnis, me da trojet e Shqypnis, për me mbajt klysht e Rusisë.”
    Aktual sot mbas nji sheklli e ma. Evrop kurva ven në krye të ekipit negociator nji Borrel burrë kurvë e sidomos nji Lajçak (sllovak) që e ka deklaru botnisht se nuk e njeh Kosovën as ai e as Sllovakia. Kushedi sa pare ka “lobuar” Serbia (me sorrosët) tek këta bole kandari negociator. O Evropë o kurva e motit… me gjithë atë Biden të bolezuar në tru 100%. Halli asht se Sorosi don Trepçen, filantropi që i fiton paratë duke i “falur” lart e poshtë. Kundër këtyre përbindësha ka dalë kundër Gjigandi Albin Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *