• |
ide | kryesore

Disfata e Tsiprasit, si antimodel për Albin Kurtin

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Maratona e zgjedhjeve greke u mbyll të dielën që shkoi me një fitore të qartë të kryeministrit Micotaqis dhe me një rënie të pandalshme të së majtës së Aleksis Tsiprasit. Nëse në krahasim me garën elektorale të 21 majit, Demokracia e re e rriti rezultatin e saj me afro 50 deputetë (158 nga 300 që ka parlamenti grek), Siriza u ul brenda 5 javësh edhe me mbi 2 pikë, duke zbritur në 17%.

Kjo rënie e pandalshme e kryeministrit surprizë të viteve 2015-2019, që frikësoi dhe tronditi skenën politike europiane duke u ngritur në pushtet si një forcë radikale që ofronte zgjidhje krejt të kundërta nga ato të Brukselit, FMN dhe Bankës Botërore përkarshi krizës greke, e kërkon një shpjegim. Ajo nuk ndjell kërshëri vetëm për idhtarët apo admiruesit e së majtës, por zgjon interes pasi, në një farë mënyre, është një skenar i parakohëshëm i asaj që po ndodh këtej nga anët tona.

Lexo me tej:

Fitoi zgjedhjet/ Mitsotakis merr mandatin për të formuar qeverinë e re 

Shepesh nëpër sallonet e politikës, apo prej atyre që i kanë për zemër krahasimet thjeshtëzuese, Aleksis Tsiprasin e kanë krahasuar me Albin Kurtin në Kosovë. Të dy të majtë, për disa radikalë, për të tjerë në ekstrem, të dy themelues partish anti sistem, të dy me një papajtueshmëri të dukshme ndaj oligarkisë financiare, të dy sovranistë dhe të dy me një mosbesim të dukshëm ndaj recetave të gatshme, shpesh gjëmëndjellëse, që sugjerojnë me arrogancë ndërkombëtarët. 

Mes të dyve, i majti radikal grek e provoi i pari eksperiencën e pushtetit. Duke përfituar nga katastrofa humane dhe sociale që shkaktoi tragjedia e borxhit, si dhe menaxhimi katastrofal, që dy partitë tradicionale, me rekomandimet çnjerëzore të trojkës i bënë krizës, ai mbërriti në 2019 në postin e kryeministrit, duke u ngritur mbi gërmadhat e së majtës social demokrate të PASOK. Ai fitoi falë një programi ambicioz që nuk e pranonte idenë cinike se kostoja e shpejtë e shlyerjes së borxhit ndaj bankave ndërkombëtare duhet të binte në mënyrë të pamëshirshme mbi grekët më të pambrojtur, ai arriti të bindë duke kundërshtuar recetat e teknokratëve që këmbëngulnin në zgjidhjet e tyre edhe kur në terren shkaktonin drama të mëdha njerëzore.

Analiza/ A do të jetë Albin Kurti Ciprasi i ri i Ballkanit

Por pas fitores, pasuan presioni, shantazhi, furia karikaturizuese në shtypin ndërkombëtar. Planit të qeverisë greke, që paraqiste një alternativë të ndryshme ndaj memorandumit mbytës për vendin, trojka iu përgjigj me mbylljen e bankave dhe kërcënimin për daljen nga zona euro. Ndonëse në kushte ektreme, elektorati grek e mbështeti Tsiprasin dhe i dha atij, në një referendum të beftë, 60% mandat për ta kundërshtuar trojkën, pavarësisht nga kostot, nga kundërshtimet e opozitës, establishmentit lokal dhe atij të huaj. Por këtu ndodhi e papritura. Atë e përshkruan në mënyrë të mrekullueshme në librin e tij “Adults in the room”, ish ministri i financave dhe ekonomisti intelektual, Yanis Varufakis. Pikërisht në ditën e vet të triumfit elektoral, Tsipras vendosi të bëjë prapaktheu. Ai i tha po memorandumit të ndërkombëtarëve, duke përçarë partinë dhe duke i kthyer shpinën besimit që i patën dhënë votuesit. Në zgjedhjet e 2019 Syriza e humbi pushtetin dhe ra në 32%. Në maj të këtij viti zbriti 20% ndërsa të dielën në 17%. Grekëve me sa duket nuk i’u duhej më një lider anti sistem që sillej njësoj si një anëtar i Nea Demokracisë apo i PASOK. Ata i kthyen një pjesë të votave tek forcat tredicionale. Po të qe për një lake të establishmentit ndërkombëtar, ata mandatonin ata që ia kishin marrë dorën këtij roli. Ata nuk ia falën kurrë besimin e tradhëtuar dhe shpresat e vrara, heroit të dikurshëm të së majtës radikale.

Aktualisht në Kosovë, Albin Kurti ndodhtet pakashumë në momentin kyç ku gjendej Aleksis Tsipras pas referendumit të 2015, me ndryshimin e vetëm se kërcënimi ndaj vendit të tij është teritorial, ndërsa ai ndaj të dytit qe financiar. Ai po presionohet me sanksione nga ndërkombëtarët, po shantazhohet të shkelë sovranitetin e republikës, në emër të recetave të diskutueshme, që i propozojnë negociatorët ndërkombëtarë, në sens krejt të kundërt me mandatin që ka marrë prej popullit të vet. Përballë tij, janë tipologji të njëjta personazhesh, që i portretizon mjeshtërisht në librin e vet Varufakis, nga ata që nuk duan të dinë as për logjikë kundërshtimi, as për sens drejtësie, as për ndjenjë barazie, por që sillen si robotë fanatikë të formulave të parapërgatitura dhe të pa lëvizshme.

Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti? 

Pyetja është, a do të përkulet Albin Kurti përpara tyre në emër të një solidariteti momental me aleatët perendimorë, duke sakrifikuar interesat eterne të shtetit? A është i gatshëm ai që përballë presionit, ashtu sikurse Tsiprasi, të bëjë koncesione për të cilat nuk ka marrë mandat nga zgjedhësit? Kjo pyetje mbetet ende e hapur. Por në ndryshim nga pararadhësi i tij i majtë grek, kryeministri i Kosovës, e ka tashmë një shembull. Pirueta 180 gradëshe, tradhëtia ndaj bazës së vet elektorale, shndërrmi në një ingranazh të sistemit, prevalimi i konjukturës mbi demokracinë, e ndëshkoi në mënyrë pothuajse fatale Aleksis Tsiprasin. Përpara një njeriu që sillet ndryshe nga sa pretendon, njerëzit janë të prirur të zgjedhedhin origjinalin, qoftë ky edhe më i keq. Pikërisht për këtë ajo që ndodhi të dielën në Athinë është e rëndësishme edhe këtej nga anët tona. Ajo në një farë mënyre e bën me detyrim përcaktim dhe rugën e Kurtit.  

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Mendoj te dy politikanet dhe sidomos situatat nuk kane lidhje fare. Greqia eshte shtet i llastuar pa mase nga Europa ne kufite e papergjegjshmerise ekstreme kurse shqiptaret dhe sidomos kosova eshte e kunderta.

    1. Ajo qe perhere nuk e kuptojne (sepse NUK duan ta kuptojne) te majtet si zoti Bushati, eshte qe te majtet ne pushtet nuk realizojne KURRE ate qe premtojne kur jane ne opozite. Flasin me te madhe per barazi sociale e gjera kesolloji kur jane ne opozite por sapo vijne ne pushtet, pesojne nje metamorfoze te befte, dhe bejne pothuaj te kunderten e asaj qe kishin propaganduar. Eshte si nje akt i teatrit absurd politik, qe perseritet e perseritet papushim ka pothuaj dy shekuj. Kete norme absurde te kesaj sjelljeje politike e kane thyer, per ironi, vetem esktremistet e majte: komunistet! Kane premtuar ate qe kane premtuar dhe ndryshe nga te majtet (e zotit Bushati), qe nuk i mbajne kurre premtimet qe bejne, ata i kane mbajtur ato, natyrisht me kostot e tmerrshme dhe cnjerezore qe i dime te gjithe. Dhe ja ku dalim tek arsyeja se pse te majtet ne pushtet , kudo ne bote, nuk i mbahen propagandes qe bejne kur kane qene ne opozite: pikerisht per shkak te ketyre kostove. Cipras nuk ben dallim nga te majtet e tjere; keshtu edhe ai veproi po njesoj kur erdhi ne pushtet; natyrisht qe turma qe e votoi do ta ndeshkonte “pse nuk mbajti” fjalen. Keshtu ndodh perhere. Sado cinike te jete, megjithate duhet thene: turma ka nevoje qe here pas here, te mbahet fjala nga te majtet e tyre te dashur, qe ta ndjejne ne lekuren e tyre, cmimin e tmerrshem te saj, ashtu sic e ka ndjere gjysma e botes ne shekullin e njezet, nder ta edhe ne. Nuk ka te majte me parimor se lideret e Kubes dhe Korese se Veriut; ate qe thone e bejne me te vertete; po shihini me cfare kostoje se! Ne Korene e Veriut, kjo e provuar empirikisht, femijet e shkollave jane deri 10-15 cm me te shkurtes se sivellezerit e tyre ne Korene e Jugut ( kesaj “skllaveje te bindur te” te kapitalizmit te eger perendimor)!Tmerr!
      Cipras ka pesuar renie te madhe, por ky zoteria qe e ktitikon, ky Varufakis ku eshte, se edhe ky ka nje parti me duket?! Asgjekundi nuk eshte; dhe kjo me kujton nje barcalete: nje tip tall njerin qe kishte nje cader te prishur, dhe ky i pergjigjet se sidoqofte cadra e tij ishte shume me e mire se e perqeshesit … qe nuk kishte fare nje te tille!
      Te me ndjeje zoti Bushati, por krahasimi me Albin Kurtin calon ne te dyja kembet, eshte ulok fare do te thoja. E gjithe qendresa e te majtit Kurti, nuk ka te beje fare me ideologjine e majte, perkundrazi; ajo ka te beje me nje ceshtje territori ,sic e thote edhe vete zoti Bushati; te cilen nga ana e vet, asgje nuk e ndan nga nacionalizmi; ceshtjet e territoreve dhe lufterat per to jane bere nga nacionalistet, dmth te djathtet; keshtu na thuhet ne propaganden e majte ka dy shekuj; Dhe ja ku dalim perseri tek propaganda, ky tumor malinj i pasherueshem ne ideologjine e majte.
      Per ta mbyllur, eshte pikerisht kjo hipokrizia propagandistike arsyeja, se pse vete Karl Marksi e pat shpallur hapur alergjine e tij per ideologjine e majte; socialistet ishin kategoria me e percmuar nga ay.

    2. Nëse ka njeri më idiot që është edhe gazetar në Shqipëri, unë nuk njoh. Tzipras bëri prapakthehu sepse alternativa ishte varfërim pesëfish më i madh i Grekëve. Zgjedhjet po i humb dhe po zvogëlohet sepse Grekët e kuptuan që ptemitmet e tij ishin petulla në tavan.

      Pa dyshim e njejta gjë do ndodhi edhe me Kurtin. Kosovarët atje do e kuptojnë që edhe Kurti po rreh petulla në tavan sepse nuk ka asgjë në dorë. Dhe gradualisht do i kthejnë shpinën. Ndryshe nga Greqia, Kurti ka mundësi ti kushtojë Kosovës territorin më të rëndësishëm ekonomik të saj, përfshijë edhe minierën e Trepçes. E përkthyer kjo do të thotë Kosovarët do jenë në mënyrë permanente të varfër.

    3. Po pra mor Arbër!
      Ky Busho për të nxjerrë keq Ramën është gati të merret edhe me lopët në Srilanka…
      Kosovën Europa nuk e do !

  2. Nje gje eshte e qarte. Greket nuk votojne verberisht. Ata zgjedhin ate qe u leverdis me shume. Jo si ketu qe ju ka ngelur ora te enveri.

  3. Z. Bushat. Analogjia eshte reale dhe Kurti eshte nen presion per te ngrene “lugen e corbes” qe servir deep state i perendimit. Ate luge qe e kane ngrene dhe tek i shohim se si e “vjellin” Vucic dhe Rama. Ka vetem nje dallim, ndryshe nga Greqia, Kosova dhe me tej Serbia dhe Shqiperia, jane vende ish komuniste. Dy te fundit qeverisen nga neokomuniste si versione hibride te diktatoreve famkeq Sllovodan Miloshevic dhe Enver Hoxha. Gjithe makineria e tyre politike dhe aparati shteteror eshte nje strukture e bazuar me lidhjet e meparshme me regjimet mafioze komuniste. Dhe dallimi tjeter, te dy keto monstra mbeshteten nga perendimi. Arsyet? Nje zot i di por perpos nje afere te piste per pasurim qe ofrohet ne Evrope permes Ballkanit, zyrtare paraqitet idea per tiu kundervene “ndikimit rus”. Ndoshta edhe nje eksperiment per te pare sibte krijojne fitime nga kaosi qe shkaktojne vete. Si rasti i “opozites” se vules ne Shqiperi. Vari k…

  4. Media franceze artikull për Piramidën e Tiranës: Gati për t’u kthyer në qendër të teknologjisë si në Paris dhe Berlin

  5. Dakord me Arber-in me lart!

    Greqise i ka bere gojore ‘Alma’, ndersa Kosoves kerkon t’ia rrase ne b`/thë ‘safeti’!!!!!!
    Raste jo fort paralele!

  6. SPAK sekuestron kompjuterat e dhëndrit të Berishës dhe Fatmir Bektashit.

    “Dhëndri i nongratës Jamarbër Malltezi është pronar me 35-50 % i 19 kullave në Tiranë me vetëm 39 mijë euro para të ligjshme që mund t’i investonte.

    Kullat i ka ngritur në pronën publike, ish Klubi Partizani, të cilën e tjetërsoi gjatë periudhës 2006-2009, me anë të vjehrrit, në atë kohë kryeministër”

  7. “ekonomisti intelektual” e perkufizon Bushati Varufakisin, se i ngjan me veten ngaqe dhe Varufakis grun sallate ne katedra dhe ne media por nuk jep dot asnje produkt. O Bushat Syriza ishte projekt i bankiereve me te eger te Wall Street dhe as e qi njeri fare Tsiprasin po erdhi puna te vendosin veto ata, se t’i presin koqet ata sic ja priste shoku Enver gjyshit tend po tja bente fjalen dysh. Dil e bej ndonje reportazh apo ndonje raportim e interviste ndonjehere se ke 20 vite qe ben analiza 1 here ne dy dite, asnje nga kokat e ekonomise dhe politikes boterore nuk shkruan ne media e nuk parashtron ne auditore as sa 1% yt. Ke ngaterru kafen e lagjes me analizen njesoj sic ngaterron Varufakisin ne herojte anti establishment.

  8. Krahasimi nuk qendron. Kurti po na tregon se eshte i afte per te mbrojtur Kosoven perball çdo lloj presioni me dinjitet. Nga shkrimi me pelqeu fraza e meposhteme: “Përballë tij, janë tipologji të njëjta personazhesh, që i portretizon mjeshtërisht në librin e vet Varufakis, nga ata që nuk duan të dinë as për logjikë kundërshtimi, as për sens drejtësie, as për ndjenjë barazie, por që sillen si robotë fanatikë të formulave të parapërgatitura dhe të pa lëvizshme.” Fatkeqesisht Kurti ka perball keto tip kundershtaresh politik shqiptaresh. Ku shkelqen Rama me malleshtine e tij boshe.

  9. Bushat ata qe vijne ne pushtet nepermjet populizmit dhe irreales fantazive dhe kundersistemit ikin me bisht neper shale sido qe te veprojne rruges.
    Kta si Tsipras Kurti apo Meloni kane ardhur ne pushtet me mashtrim ndaj popullit ose me vetebesim prej budallai, ndaj gjate rrugetimit ndodh ose qe tradhetojne votuesin e deshperuar duke u perfshire ne sistem, ose do varen ne litar nga vete populli (i tredhur nga masat shtrenguese te sistemit global) ose ne rastin ekstrem do fitojne betejen dhe do kthehen ne diktatore te izoluar. kshu qe ne mendimin tim eshte me mire qe te zbythen pa bere deme me te medha.

  10. AUDIO-REGJISTRIMET: “Mos na bëj foto bashkë…”, zbulohet historia e fotos së Alma Kaçit në zyrën e Berishës, ka lidhje me skandalin Gjici

  11. “Koha për një qasje globale”, KE mbështet idenë e Ramës: Konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

  12. Reagimi pas dy jave heshtje të sikletëshme, pas provave që po dalin përditë në publik, tregon se Sali Berisha tani është I qartë se provat që po publikohen çojnë gjurmët e shantazhit në zyrën e tij. Publikimi I bisedës telefonike mes porositësit të regjistrimit dhe vajzës që u përfshi në këtë skandal, tregonte qart se dhe vet tutori I kësaj pune ishte I pafuqishëm përballë Berishës që të ndalte publikimin dhe I kërkonte vajzës të arratisej që atë ditë se nuk dihej se çfarë ndodhte të nesërmen.

  13. Berisha ngjan i terrorizuar sa nuk guxon as të thotë çfarë ka biseduar me Almën, pikërisht nga frika se e para nuk di a do t’i qëndrojë “besës” Alma, pasi këta i kanë paguar vetëm lekët e naftës për të shkuar në Kukës, dhe e dyta, a i ka rregjistruar Alma gjithë takimet në zyrë me Berishën.

    Se dhe Safeti për kaq e hëngri, se e ka takuar në zyrë dhe zyra e Bashkisë së Kukësit nuk është më e rëndësishme se zyra e një kryetari opozite. Thjesht lëpirësi i Almës, Sali Berisha, është në panik mos shqiptarët dëgjojnë a shikojnë çka bërë në atë zyrë me Almën.

  14. prapambetje mesjetare, që banonte së bashku me bagëtinë dhe hante me kafshatë e gishtërinj në një sahan të përbashkët; analfabet, me një varfëri të skajshme, shumëkund pa gropa septike, që ndriçohej me pishë e kandil; shëndetlig, me jetëgjatësi të shkurtuar nga malaria, tuberkulozi, sifilizi, difteria, morrat, zgjebja, dermatomykozat, tifoja, dizenteria, kequshqyerja e gjakmarrja

  15. Berishën po e “tallin” stafi i tij i ngushtë duke mos i verifikuar personat që ai prezanton në publik dhe del me to madje në disa raste ai ka bërë edhe denoncime ndërkohë që kanë rezultuar edhe vënie në lojë.

    Kujtojmë “denoncimin” e kitaristit Joe Walsh si Erion Veliajn në Iran

  16. Në audio përmendet dhe emri i Berishës. “Shko takoje Salën vetë meqë e kishe edhe shok”!, thotë bashkëbiseduesi. Ky detaj, i shoqëruar edhe me fotot e ish-kryeministrit me vajzën, bashkë me idenë që ai do të ishte përfituesi direkt i pasojës së skandalit, krijohet shtrati për ta menduar dhe zotin Berisha si pjesë të nebulozës kuksiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *