• |
ide | kryesore

Do mbillnin kanabis në Velçan të Korçës, 7 në pranga dhe 2 në kërkim

Lajme, Të fundit



Policia e Korçës në bashkëpunim me prokurorinë thotë se pas një hetimi disamujor ka goditur një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve.

Operacioni është ndjekur me metoda special hetimi, përmes përgjimit, vëzhgimit, kamulfimit dhe agjentëve policorë të atashuar në zonën ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kriminal në fshatin Velçan.

Hetimi intensiv, nisi me regjistrimin e çështjes në Prokurori dhe mbajtjen nën vëzhgim të personave të dyshuar që porositën dhe po merreshin në terren me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve të kanabisit.

Qëllimi ishte, ashtu siç u finalizua gjatë operacionit policor, të goditeshin jo vetëm kultivuesit, por edhe organizatorët dhe sponsporizuesit e këtij aktiviteti kriminal.

Kështu janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas dhe 2 u shpallën në kërkim, disa prej tyre të implikuar edhe më herët në kultivim dhe shitje droge.

Në pranga u vu Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për “prodhim dhe shitjë e narkotikëve”, (në rolin e organizatorit), R.B, 17 vjeç, Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç, Armand Pashollari, 30 vjeç, Jani Ibrahimllari, 49 vjeç dhe Vendim Fejzaj, 27 vjeç, të gjithë kultivues të drogës. U arrestua edhe Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip “Shotgun”, pa leje (në rolin e rojës).

Policia thotë se u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e N.I, 36 vjeç (organizator) dhe E.Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (bashkëpunëtor në kultivim).

Në lidhje me këtë rast u bë ndalimi edhe i Enver Pashollarit, 59 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Velçan, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të shtetasve të mësipërm.

Gjatë operacionit u dokumentua veprimtaria kriminale e ushtruar në territorin e fshatit Velçan, Njësia Administrative Gorë, në të cilin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një sasi bimë të dyshuara Cannabis Sativa.



3 Comments

  1. Shkullak mos I bej keto gabime kur jep info per Fshatrat e Pogradecit.
    Velcani eshte ne Moker, jo Gora ku ben pjese Stropcka.

  2. Saktesim -je i gabuar-Velcan-ka dhe zona e Gores ose komuna eLozhanit,eshte dhe Velcani i Mokres.Keshtu qe lajmi eshte i sakte .

  3. Saktesim -je i gabuar-Velcan-ka dhe zona e Gores ose ish komuna eLozhanit,eshte dhe Velcani i Mokres.Keshtu qe lajmi eshte i sakte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *