Pamjet janë filmuar nga disa kamera sigurie të vendosura nën urë. Në video shihet pjesa dalëse e ishullit ekologjik, në rrugën ku është edhe kapanoni i fabrikës së riciklimit i shtypur nga rënia e urës.

42 persona humbën jetën në tragjedinë e Genovas, ndërsa qindra të tjerë u zhvendosën. Mes viktimave ishin edhe 2 shtetas shqiptarë që atë ditë në orën 11:50 po shkonin bashkë në punë.