• |
ide | kryesore

Miqësia me njeriun e Aldo Bares, asgjë për t’u çuditur nga Taulant Balla

Kryesore



Disa ditë pasi është vënë në shënjestër të opozitës për lidhjet me Mond Begon, Taulant Balla jo vetëm i konfirmoi thashethemet që e lidhnin me njeriun e besuar të Aldo Bares, por tregoi dhe miqësinë familjare që kishte me këtë person, dikur trafikant droge, sot biznesmen ndërtimi në Tiranë.

“Personin në fjalë sigurisht që e njoh. njoh bashkëshorten e tij, dy fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir” u shpreh Balla, duke dalë garant se mbrojtje politike Mond Bego nuk kishte pasur kurrë nga PS.

Por nga kryesia e Kuvendit, Balla shkoi më tej dhe u shfaq protektiv kur foli për trafikantin biznesmen. E quajti atë “një njeri të thjeshtë dhe të zakonshëm”, viktimë e luftës politike PD-PS. Madje sipas Ballës, Bego po trajtohet pa të drejtë nga media, sepse “një person nuk mund të vuajë të njëjtin lajm, si para 10 vitesh, kur e ka kryer dhe pasi e ka kryer një vepër të caktuar penale”.

Fjalët e Taulant Ballës do të ishin një sfidë tronditëse, që i bëhet opinionit publik për çdo vend të qytetëruar, por ky nuk është rasti i Shqipërisë. Ka kohë tani që lidhjet e politikës me krimin, jo vetëm nuk janë të ndaluara, por janë rruga e duhur për të bërë karrierë.

Sa për të bërë një prezantim modest se kush është Edmond Bego, vlen të kujtohet një paragraf i La Repubblica i vitit 2009. Rastis që Mond Bego të kishte thuajse të njëjtin pozicion si Taulant Balla në hierarkinë e grupimit ku bën pjesë, njëri në Bandën e Lushnjës, tjetri në Partinë Socialiste.

Lexoni çfarë shkruajnë gazetarët italianë, një ditë pas arrestimit të Aldo Bares.

“Baza e parë logjistike e grupit kriminal ishte në Torino. Kohët e fundit organizata po i zgjeronte kufijtë e saj. Ishin ndarë në dy pjesë në Itali: një bazë në Milano, që drejtohej nga Edmond Bego, shqiptar 36 vjeç. Tjetra në Romë, drejtohej nga Enver Dondollaku, shqiptar, 31 vjeç. Droga vinte nga portet e Barit dhe të Ankonës, e fshehur me mjeshtëri nëpër kamionë. Pastaj transportohej nëpër Itali në shumë pika shpërndarjeje”- shkruante e përditshme italiane në atë kohë.

Për t’u njohur me njeriun të cilin Taulant Balla e prezanton si mikun e tij, nuk është nevoja të kujtohen me detaje bëmat e Bandës së Lushnjës. Loja me kokën e prerë në mes të qytetit, krijimi i Komisariatit nr.2, historitë e përdhunimit, vrasja e policëve, pengmarrjet, trafiku i prostitutave dhe i drogës ishin pjesë e aktivitetit të bandës së famshme edhe për lidhjet e vazhdueshme me deputetët socialistë, gjatë dhe pas kaosit të vitit 1997.

Sërish dalja në konferencë për shtyp e kryetarit të deputetëve të partisë në pushtet, për të mbrojtur dhe justifikuar një person të dënuar dhe të arrestuar për trafik droge, nuk përbën ndonjë skandal në Shqipëri.

Sepse politika prej kohësh ka krijuar një tradite bashkëpunimi me krimin, të cilën Edi  Rama e ngriti në nivele të papara ndonjëherë.

Miqësia me të fortët, drekat dhe darkat me kriminelët, futja e tyre në parlament, propozimi dhe mbështetja për kryetarë bashkish u bënë një fenomen i zakonshëm në 5 vitet e fundit.

Janë rastet e Elvis Rroshit, Arben Ndokës, Armando Prengës, Mark Frrokut dhe të tjerë që kanë nxjerrë në pah mbështetjen dhe herë pas herë admirimin që kryeministri Rama ka për njerëzit e nëntokës.

Thënë këto, ç’të keqe ka miqësia e Taulant Ballës me Mond Begon? Madje, nuk i dihet, nëse gjërat shkojnë si duhet, vitin tjetër mund ta kemi kandidat të PS për ndonjë bashki.©Lapsi.al

 



33 Comments

    1. Verju “emër” se cilët politikanë kanë lidhje me trafikantët e mos ja këput kot se qenkan të gjithë pa përjashtim.
      Edhe mund të ketë edhe nga politikanët e opozitës ndonjë që ka pasur lidhje me trafikantët e drogës, por e faktuar e me emra e bile edhe të dënuar nga gjykatat europiane për trafiqe të ndyra e vrasje, rezultojnë me emra të jenë përzgjedhur e mbrojtur vetëm nga Edi Rama.
      Edhe Balili i LSI, nëse do të kishte dëshirë Edi Rama tani që ka gjithë tepsinë e pushtetit në dorë, duhej të ishte arrestuar e dënuar.

  1. Mos e kundershtoni vettingun amerikan qe do spastroje drejtesine dhe politiken. Personazhi eshte liruar nga burgu gjate qeverisjes se djathte.

  2. “një njeri të thjeshtë dhe të zakonshëm” thote Balla . Po ky nyk beri burg se e zuri taksirati , ky eshte denuar per krijim bandaash kriminale qe kane prere koka njerezish dhe i shetisnin neper qytet or ndyresire bure . Perfundimisht ketu fjala turp duhet te hiqet nga fjalori per sojin e ketyre kryekryeputanave te politikes.

  3. Si eshte e mundur kaq shume rastesi shoke vellezer kusherinj hapi syte o popull kush te qeveris kriminela bijte e eterve

  4. Pa koment.ketyre iu ka plasur cipa dhe iu jane errur syte nga miliardat.po nuk dolen qytetare te indinjuar qe ti futin plumbin politikaneve keta do vazhdojne te tallen dhe te zgerdhihen me kete popull impotent.

  5. O temjan a t qifte babalja ty or plehre bolelepirese politikanesh, qe per tifozeri politike urren dhe ofendon shqiptaret e thjeshte.

  6. Mua me bllokohet ekrani sa here me del foto me Ballen dhe ate zhaben nga mbrapa Felaj. Eshte vetem ekrani im?

  7. Balla eshte shok me Bengon.mund te jene dhe hajdute bashke,por eshte denuar njehere nga shteti,dhe nuk ka asgje te keqe.Por marr shkas nga koha e Gazidedes kur shteti u be rrugac dhe hajdut,dhe keshtu linden dhe hajdutet jo shtet qe o zot nuk ka bir kurve apo jo kurve qe ti krefi keta rrugace shteterore,te PD apo PS apo LSI apo dhe te cameve.Mos qofte Balla do jete Basha apo kunati i tij,apo Zeni me ushtrine e tij.Veshtire eshte qe te gjesh ndonje te paster si puna e Bushatit apo e Shkullakut qe mendojne nate e dite per vatanin.

  8. Artikulli me realist per shqiprine ne ca vite. Jeni te vetmit per momentin ne realitet, te vetmit qe guxoni te flisni keq per Velin. Urime staff, nga edhe shum te tjer besoj.

  9. Është po kjo fytyrë idiote e neveritëshme prej sherr-budallai, që si kryetar i grupit parlamentar të socialistëve qeverisës, doli në Kuvend me një fotografi që kishte gjetur ku vëllai i një trafikanti të dyshuar e jo të dënuar nga drejtësia, rastësisht kishte dalë me një grup qytetarësh pranë Bashës. E tundëte fotografinë ky i pafytyrë, si fakt se Basha është “i lidhur me trafikantët”.
    Pa pikë turpi pranon tani botërisht se ka miqësi familjare me jo një hajdut xhepash që ka “gabuar” në rini, por me një bos trafiku të drogës në Milano, në moshën 36 vjeçare, si antar i bandës ndër më kriminale në Shqipëri, asaj të Aldo Bares në Lushnje , e që njëlloj si Agron Xhafa, i është shmangur dënimit në Itali.
    Nuk do të kishte vërtetë asgjë të keqe, sikur si Agron Xhafa, edhe ky Mond Bega me pesë emra, të ishin biznesmenë të aftë e të ndershëm, e të ishin pasuruar në rrugë ligjore, edhe sikur të kishin bërë ndonjë “gabim të vogël” në rini, e Tualet Palla ti kishte miq familjarë.
    Po paratë me të cilat ka krijuar biznesin ky antar i një bande kriminale, bien erë gjak krimi e droge.
    Ka shumë kapomafie italiane që janë bërë biznesmenë e pronarë të mëdhej “legale”, por policia antimafie e drejtësia, pasi ka verifikuar se ato para janë vënë me rrugë kriminale, jo vetëm i dënon me burg, por ju a konfiskon gjithë pasurinë. Është skandali më i madh, që një politikan, jo antar i thjeshtë i ndonjë partie, por sekretar i përgjithshëm i saj e kryetar i grupit parlamentar, të mburret se ka miqësi familjare me një “biznesmen e njeri të thjeshtë” siç thotë Tualeti, që sapo është arrestuar nga drejtësia greke si i kërkuar nga Interpoli.
    Më shumë se me Edmon Begon, drejtësia “e reformuar” duhej të merej me krerët e PS, që kanë si miq familjarë kësisoj kapomafiash.
    Një politikan idiot e mik kriminelësh, i sjell dëme një shteti shumë më tepër se cilido bandit i marë veças, se veç që sipas ligjit duhet ndëshkuar si bashkëpuntor në krim, ai e nxit e trimëron krimin.

  10. Turp per Elbasanin qe perfaqesohet nga ky katunar koke shpifur. Ta shikosh si fryhet kur del me suite. Ka lidhje te tjera me trafikante e njerez te krimeve te ndryshme. Drejtesia nuk vonon.

  11. Nese e ndjek me vemendje zhvillimin e kesaj historie, ne fillin nuk e pranoi qe kishte lidhje. Me vone, pasi u dhane ca detaje te tjera e pranoi qe e njihte dhe kishte miqesi me te. Por me shume per hatrin e femijev e dhe bashkeshortes!!!! Por ama suport politik nuk i ka dhene! Nje histori e thjeshte, qe menaxhohet nga nje amator. Eshte fatkeqesi qe keta njerez, fshatare ne kuptimin e plote te fjales, injorante ne delir kane marre ne dore fatet e ketij vendi.
    Rilindja, ky sekt i njerezve me llum te kesaj Shoqerie, i plerave dhe funderrinave, nuk ishte gje tjeter, vecse ripjerdhje dhe jashteqitje e gjithe negativitetit, te batakcijve krimineleve prositutave politike, me ne krye Ripordhen Edi Rama.
    Une qe shfryj kete duf ndaj kesaj bande qeverisese, nuk jam me Bashen (jo se eshte turp), por ngaqe jane produkte te njejtes fabrike.
    Por se si arrin ripordha te qeveris akoma kete vend, nuk arrij ta kuptoj!!!
    Zullumi behet kaq hapur, dhe ne njerezit e thjeshte zihemi me njeri tjetrin, ne vend qe te reagojme te ngrihemi e protestojme, ti degjenerojme keta plera politike

  12. Me kujtohet Basha kur deshte te behej kryetar bashkie,nuk ngeli OJQ apo PQJ.,ai i te drejtave te njeriut nje Cashku qe desh nje pallat,nje tjeter me kafshet e egra imagjinare,nje i paemer ideollogjik,ca studente qe do te hanin me karte e plot te qyteteruar me ledhatime.Basha fitoi me( dy here zgjedhje) e 213 vota kunder Rames.Portat u nderruan,Basha i humbi te gjitha,Cashkun e mjere.OJQ PQJ dhe 400.000 votues, e coi PD ne partine e cameve.Cdo bejme,Veli pushtit nuk ka kush i del konkurent,i ha me gjith rroba,Rame droges nuk ka kush i del sepse i ha me dhembe pse,pse,pse ku qendron aftesia e PS apo mosaftesia e PD?? Sepse Berisha krijoi nje urrejteje te paskajshme me kontrollin familjar mbi cdo gje dhe nga kaosi njerzit zgjedhin diktaturen demokratike te hajduteve.Me mire nje hajdut me shume por qe nuk te vret se nje hajdut qe te vret.Keshtu rilind dhe hajduteria e qete dhe e bute.E pune madhe qe Balla qeka shok me nje drogaxhi ketu te gjithe jane drogaxhinj.Lutem na jepni ca njohuri intelektuale se si vriten njerzit dhe pastaj harrohet fare.

  13. balla na mallengjeu me ate CV qe i beri ketij tipit, aq shume sa , me mire ta bejme president. Sepse njerez te tille nuk meritojne te rrine neper burgje, fundja shesin ca droge ( jo tek femijet e tyre qe i kane shembullore por te femijet e botes) , prishin ca jete njerezish duke i vrare etj por jo bashkepunetoret ama ( si balla psh), per ata japin jeten. bravo balla po tregon qarte modelin qe po qeveris sot ne shqiperi.

  14. O gjysem analfabete komentues te Lapsit! C’do gje qe shkruani ju mund te jete e vertete, por mos ofendoni! Mos perdoni fjale qe nuk i kane hike nje shqiptari! Edukohuni me pare ! Mesoni shqip! Mesoni se keta te Rames po na genjejne dhe vjedhin kur saliu na rrihte dhe na vrriste! Merreni me shtruar o ijnorante dhe i thoni saliut t’ju edukoje me kulturen e Vicidolit dhe serbit! Shendet te keni sesa per te tjerat lereni lulen e Hollandes !

    1. Ti je ku e ku më analfabet se Ari, por ndërsa Ari me ate gjuhën e tij prej “gjysëm analfabeti” sëpaku i bie kokës gjithë kriminelëve të komunizmit e të drogës, nëse organet e sigurisë në Shqipëri do të funksiononin si duhej, ti duhet të të identifikonin se kush je e të fusnin në burg si qejflli i krimeve enveriste e si bashkëpuntor i mafies së drogës e prostitucionit.

    2. Mesime edukate dhe politike prej teje? Me mire gjysem analfabet se sa totalisht trushpelare, bythelepires apo militant i rendomte si takemi jot! Rraca jote e ndyre prej gjysem specieje berishofobe po e con kete vend drejt katrahures.

  15. Ikishte ngelur peng atij -te pa emrit-te ridhjerjes qe nuk kisha komentuar ne kete faqe sapo mbarova ate masazhin erotik me tet moter ,gruan, u be ziliqare edhe jo teme erdhi dhe ajo nuk e di a ngelen te kenaqura por pyeti.Ama soj -bushtrash ishin e donin ne goje ne bythet dhe ne vendit .

  16. Politikanet e djathe dhe kryesishte liderit e tyre kane patur dhe kane miqesi me kriminelet ne gjithe boten si p.sh. Sala me Milloshevicin dhe ky portal hale asgje nuk ka shkruar per kete fakt se ata jane padronet e tyre.

  17. Përpiqen mediat sorosiane që si e si t’ja përçudnojnë fytyrën e presidentit Trump, një burrë i hijshëm tipik europian.
    Nuk kanë nevojë fare këto media që të trukojnë fytyrat e Sorosit, apo produkteve të tij në Shqipëri.
    Mjafton ti publikojnë këto fytyra ashtu origjinal siç janë, që të tromaksin fëmijtë e ti lënë pa gjumë.
    Krahasoje fytyrën prej plaku batakçi të Sorosit, me fytyrën normale e njerëzore të Trump.
    Krahasoje fytyrën e egër kriminale të Rruçit, me fytyrën e kryetarit të ndjerë të Kuvendit, Pjetër Arbnori.
    Krahasojeni fytyrën prej idioti të Taulantit, me fytyrën fisnike e intelektuale të Bashës.
    Krahasoje fytyrën e Ramës si një që sapo ka dalë nga burgu si përdorues droge, me fytyrën normale tipike prej malsori shqiptar , por edhe inteligjente të profesor doktor Berishës.
    Nuk është fjala këtu për paragjykime.
    Ka studime shkencore që meren me përcaktimin e performancës morale e intelektuale të njerëzve, qoftë edhe duke u përqëndruar edhe në pamjen e jashtëme fizike.
    Jo më kot regjizorët e filmave hollivudiane, në përzgjedhjen e aktorëve që do të luajnë role negative, gjejnë aktore me pamje fizike që menjëherë dallohen se janë personazhe negative.
    Shiheni këtë fotografi origjinale të “sekretarit të përgjithshëm të PS”, fshatarit të pagdhendur nga Librazhdi, Taulant Balla. Mjafton qoftë edhe qeshja e tij e neveritëshme prej guaku, për të kuptuar se me cilin kemi të bëjmë.
    Të mos harojmë se qeshja normale njerzore, mund ti zbukurojë edhe fytyrat e shëmtuara.
    Shihni qeshjet anormale të Ramës.
    Qeshje të sforcuara që të krijojnë përshtypjen e skërmitje së ujkut e jo të njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *