• |
ide | kryesore

Futbolli nuk është politikë: Historike në Izrael, Beitar hap dyert për lojtarë arabë

Sport



Pronari i Beitar Jerusalem, skuadra e futbollit izraelite (divizioni i parë), e njohur për sjelljet anti-arabe të mbështëtësve të saj, ka njoftuar se “feja” nuk është më kriter për afrimin në skuadër të lojtarëve, duke sugjeruar kështu se mund të firmosë edhe me futbollistë arabë izraelianë.

Beitar Jerusalem, që ka fituar 6 herë kampionatin e Divizionit të Parë, i ka rrënjët në histori nga e djathta nacionaliste izraelite e nuk kishte marrë kurrë lojtarë nga komuniteti arab izraelian që përfaqëson 17,5% të popullsisë. Arabët izraelitë janë muslimanë ose kristianë.

“Beitar nuk është një klub racist. Nga sot feja nuk është më një faktor në zgjedhjen e lojtarëve për klubin”, ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, Hogeg Moshe, një sipërmarrës që ka blerë klubin javët e fundit. Sipas pronarit të ri, rëndësi ka kriteri sportiv. “Të mos marrësh një lojtar vetëm se është arab është një formë racizmi”, ka përfunduar Moshe Hogeg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *