• |
ide | kryesore

56-vjeçari në Korçë u vra për kanaçet e mbledhura në kosha

Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës, të akuzuar se kanë dhunuar për vdekje 56-vjeçarin Nevruz Fiqi i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij. Në pranga është vënë 56-vjeçari Arben Nazif dhe dy nipërit e tij, Emiljano dhe Edison Nazif, nga 30 vjeç, të tre banues në Korçë.

“Ndalimi i tyre u bë pasi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin 56-vjeçarin, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij”, – njoftoi zyrtarisht policia.

Blutë e Korçës thonë se vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje ndërsa priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore. Burime nga policia lokale thanë se shkak i ngjarjes janë bërë kanaçet që ata mblidhnin në koshat e mbeturinave. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *