• |
ide | kryesore

FOTO/ Korçë, një person gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshohet se është vrarë

Lajme, Të fundit



Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen numër 8 dhe viktima është Nevruz Fiqi 56 vjeç. Mësohet se 56-vjeçari jetonte i vetëm dhe është gjetur i vdekur nga fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë.

Burime te rezervuara thanë se viktima rreth 56 vjeç një ditë me parë ka pasur një konflikt me një person të identifikuar tashmë nga policia. Ndërkohë që mbrëmë te njëjtat burime thane se viktima ka qene duke pire me një te afërm ne një hyrje te pallatit aty ku ka pasur edhe një konfrontim fizik me dike tjetër. Ajo çfarë behet me dije është se 56 është gjetur i pajete ne banese dhe po hetohet për pistën e vrasjes

Sipas motrës se viktimës Liza Hoti, viktima është konfliktuar me herët me dike tjetër për kanoçet qe mblidhte. Pasi janë grindur me një person i quajtur Emiljano Nazifi pasditen e djeshme rreth orës 16.00, ne mbrëmje ata janë grindur përsëri dhe Novruzi është gjetur i pajete. Personi i dyshuar si autor edhe me precedentë te mëparshëm penale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *