• |
ide | kryesore

Identifikohet turistja italiane që vdiq në Sarandë, rëndë 65-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një turiste italiane humbi jetën ndërsa motori në të cilin udhëtonte me një tjetër shtetas italian u përplasën me një makinë në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës.

Aksidenti u shënua rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint”.

Personat e përfshirë në aksident ishin me banim në Genova.

Mësohet se viktima është identifikuar nga policia si Maria Sedda, 64 vjeçe, ndërsa i plagosuri është shtetasi Giuseppe Sciutto 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Dy turistët kanë qenë duke udhëtuar me motor në momentin kur janë përplasur me një mjet tip ford, dhe pasojat kanë qenë fatale.

Trupi i turistet e cila ishte pasagjere në motor ka mbetur në gomat e mjetit, ndërsa motori ka përfunduar shumë metra më tej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *