• |
ide | kryesore

Më mirë Ronaldo apo Neymar? Në Itali debati përfundon me sherr

Sport



Një diskutim mes dy punëtorëve degjeneroi kur Cristiano Ronaldo u krahasua me brazilianin Neymar. Mes dy vetëve që zihen zakonisht një i tretë fiton. Në këtë rast mund të ishte Lionel Messi, vetëm se nuk kishte kohë për ta nominuar. Sepse debati përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Në balancë u vu 5 herë fituesi i Topit të Artë, mbërritur tek Juventus pas 4 Champions League të fituara me Real Madrid, kundër Neymar, talenti për të cilin Psg, pagoi 222 milionë euro, shifër rekord për ta marrë nga Barcelona.

Një bisedë mes miqsh, vetëm se këtë herë miqësore nuk kishte asgjë në Albiano, ku është dashur ndërhyrja e Karabinierëve për të ndarë dy sherxhinjtë. Sipas dëshmitarëve, dy personat përfunduan në urgjencë për shkak të goditjeve që i kishin dhënë njëri tjetrit. Pa arritur në konkluzion se cili është më i miri, Cristiano Ronaldo apo Neymar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *