• |
ide | kryesore

Shqipëria nis strehimin e refugjatëve afrikanë, vijnë 20 të parët nga Italia

Lajme, Të fundit



Nuk hapi kampe, por qeveria shqiptare ka vendosur t’i shkojë deri në fund dëshirës për të pritur emigrantë afrikanë. Nuk ka humbur kohë dhe menjëherë sapo në Itali ka plasur debati për një anije me 150 emigrantë e cila mbahet e bllokuar në portin e Palermos, qeveria e Tiranës bën protagonistin.

Me kërkesë të qeverisë shqiptare, vendi ynë ka kërkuar të strehojë 20 refugjatë nga 150 që ndodhen në anijen e bllokuar në portin e Catanias. Është ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati që me anë të një postimi në Tëitter konfirmon vendimin. Sipas tij Italia na shpëtoi dje, ndërsa sot jemi gati të japim një dorë, por shton ai ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën.

“Ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithnjë këtu, nga ana tjetër e një deti, ku dikur ishin ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Evropa! Dje Italia na shpëtoi. Sot jemi gati të japim një dorë” – shkruan Bushati në Tëitter në gjuhën italiane.

Anija me 150 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut prej disa ditësh është e bllokuar në portin e Catania-s. Vetëm 17 prej tyre janë lejuar të zbresin për shkak të gjendjes shëndetësore. Për të tjetër qeveria italiane ka mbyllur derën. Kjo futur në krizë qeverinë italiane dhe BE-në. Kaq i ka mjaftuar Ramës për të bërë protagonistin. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Kjo eshte e tmerrshe,ne kembim te nje date per hapjen e negociateve i jane perulur austrise, duke pranuar ta mbushin me te zinje afrike kete vend. Rilindasit duan te shpetojne lekuren me kete akt te pa precedent. Duhet reaguar e kerkuar doreheqja e menjehershme e ketij sharlatani dhe shefit te tij, qe sot qelimisht i,u eshte shfaqur gjasme per ndeshjen opinjonit publik italin si shpetimtari i europes. Maskarenj te koruptuar qe po çbejne shqiperine per ti shpetuar llogaridhenies

  2. Rreagoni o shoqeri pseudoxhender, o shoqeri delesh, 4200 muxhahedine, 1500 siriane e 1000 afgane. Tani filloi plani famekeq per te sjelle qindra mijra te zinje pa fund..Reagoni ndryshe shpejt do merrim plaçkat te gjithe e do endemi pa atdhe si çifuti ne shkretetire

  3. Po pse mo Ditezi, Italian jane ata qe ti presim siç na kane pritur, vendet e tjera po i kthejne mbrapsht andej nga vijne ne i pranokemi te zinjte e afrikes e sirise bashke se keshtu ja futim vetes gjasme po ndihmojme italine. Puu race e keqe..e shitet kete vend pervecse e rropët. Ropt te gjithe “rilindasve” e shpures se tyre

  4. Ky Bushati kujton se i ftoi per darke ne shtepine e tij dhe jo qe na i beri ne peshqesh per jete.Kjo eshte te tallesh qofte me shqiptaret qofte me keta fatkeq. Shqiptaret po ikin nga syte kembet nga ky vend qe nuk ju siguron nje mbijetese si ne aspektin ekonomik por edhe te drjtesise sociale, dhe per cudi vendin e tyre e zene refugjatet te cilet s’do vinin kurre me deshire ketu,por provojne t’a kene rruge kalimi per ne perendim.Kjo eshte nje tallje e madhe

  5. 20 jane vetem fillimi sa per te testuar opinionin publik, pasi jane marr vesh qe ne samitin e Sofies per ta mbushur kete vend me afrikane. Neser do vijne 60 te tjere, pas dy ditesh e gjithe anija prej 150 afrikane, shumica meshkuj. Shume shpejt ky vend nuk do quhet me shqiperi, brenda vitit 2019 do hyjne nje milion afrikane, pa llogaritur ketu siriane e afgane. Mali i zi kot nuk vuri tela me ngjemba e ushtri per te mbrojtur kufijte, sepse e dinte planin ogurzi

  6. Kur shkaterroni tastieren me shperthime emocionale te tipit “reagoni o shoqeri delesh” me kujtoni Ramen kur ju quajti impotente. Gjithsesi, cdo njeri ne nevoje e ka deren e hapur ne Shqiperi. Tradita e shqiptarit kjo eshte, te mirprese perhere mysafiret me buke, kripe e zemer.

  7. Po e “ndihmojmë Europën” paska thënë i biri i Sul Bushatit.
    A thua nga kjo dëshirë “për të mbrojtur Europën” , mbrenda 5 viteve të qeverisjes suaj, detyruat 500 mijë shqiptarë që të emigrojnë në vendet e BE ?
    Nëse e keni për “solidaritet internacionaist socialist”, bëni marveshje me qeveritë e vendeve afrikane me të cilët mund të krahasoheni për nivel ekonomik, që të shkëmbeni popullsitë.
    Të ikin ne Afrikë edhe ata dy milion e gjysëm shqiptarë sa kanë ngelur e të shkëmbehen me nja pesë milionë afrikanë.
    Ju jeni qejfllij të bojrave si kamaleoni. Nga e kuqja shkuat në rozë, nga roza në mavi e tani ju ka hipur dashuria për bojën e zezë.
    A thua vërtetë nuk e ka kuptuar biri i Sul Bushatit, se ishin babai i tij me shokë që i detyruan një milion e gjysëm shqiptare që të iknin të lemerisur nga Shqipëria ngaqë e kishin kthyer vendin tonë si vendet më të varfëra të Afrikës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *