• |
ide | kryesore

Video/ Manchester United turpërohet në shtëpi, Mourinho në fije të perit

F1, Sport, Video



Duhej të ishte ndeshja e kthesës. Duhej të ishte mbrëmja ku në Manchester të mbizotëronte qetësia, por jo ajo qetësi paniku se cfarë do të ndodhë më pas. Tottenham shkatërron Manchester United në Old Trafford, duke e dërguar Jose Mourinhon më pranë shkarkimit se kurrë.

Një pjesë e parë ngushëlluese, me disa raste për gol e pastaj shembja. United i Mourinho humbet përsëri, pas 3-2 ndaj Brighton e këtë herë përmasat e disfatës janë më të mëdha. Mjaftoi goli i parë i Harry Kanë në të 50′, që londinezët e Pochettino të shthurin Djajtë e Kuq me dygolëshin e Lucas (52′ e 84′).

Braziliani i hedhur në fushë në vend të Son, i impenjuar me Korenë e Jugut në Lojërat e Azisë rrëmbeu skenën e Teatrit të ëndërrave.

Pikë të plota për Spurs ndërsa Mourinho mban fort tre pikët e debutimin. United ka dicka që nuk shkon dhe portugezi është pak të thuash rrezikon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *