• |
ide | kryesore

Përleshje në koncertin e Jay Z dhe Beyonce (Video)

Paparazzi, Slider



Beyonce dhe Jay Z janë duke vazhduar turin “On The Run II” dhe mbrëmjen e së shtunës kanë qenë duke performuar në Atalanta. Gjithçka po shkonte mirë derisa në një moment, kur Beyonce dhe Jay Z po largoheshin nga skena, një fans u ngjit në skenë dhe vrapoi drejt tyre, që po shkonin në prapaskenë. Me sa shkruhet në mediat amerikane, fansi ka qenë i dehur.

Veprimi i fansit ka çuar në një përleshje mes tij dhe balerinëve të shumtë që ndodheshin në skenë, të cilët sapo e kanë kuptuar çfarë po ndodhte janë lëshuar drejt tij për ta ndaluar. Ky është momenti kur fansi ngjitet në skenë.

Ky është momenti kur balerinët shkojnë drejt tij për ta ndaluar.

Dhe në këtë video duket si një sherr mes balerinëve dhe fansit dhe të gjithë janë bërë konfuzë.

Sipas TMZ, policia mbërriti brenda pak minutash, por nuk mori masa kundër fansit të dehur. Askush nuk u lëndua nga ky incident, por është paralajmëruar se në koncertet e ardhshme të çiftit do të merren masa më të rrepta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *