• |
ide | kryesore

Inatet e Champions rikthehen në short. Injorimi i Salah, sjell reagimin e Ramos…

Sport



Një prekje e lehtë në shpatullën e Salah, e shoqëruar nga provokimi i Sergios Ramos. Skena zgjati dy sekonda, aq sa për të shpërthyer ironinë në internet dhe për të kujtuar atë që ndodhi në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve në Kiev ndërmjet Real Madridit dhe Liverpool. Situata nuk i ka shpëtuar fotografëve, të cilët kanë përjetësuar momentin e tensionit ndërmjet mbrojtësit dhe sulmuesit në sallë.

Gjithçka duket qartë se është rrjedhojë e faullit me të cilin Ramos dërgoi k.o. Salah, pas disa minutash lojë në Kiev. Ndërhyrja e ashpër e mbrojtësit i shkaktoi dëmtimin në shpatull egjiptianit, i cili për pak mund të humbte edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Pas këtij momenti polemika të ashpra dhe akuza të ndërsjellta mes tyre, ushqyen një hidhërim që, natyrisht, ende nuk është fashitur.

Kjo dëshmohet nga fakti se të dy, që u takuan në Montecarlo për të marrë pjesë në ceremoninë e shortit të Champions, injoruan dhe iu shmangën njëri-tjetrit. Egjiptiani madje ka shmangur edhe dorën e zgjatur të mbrojtësit para fillimit të shortit dhe është kujdesur gjithashtu të evitojë edhe shikimin e tij. Kështu që Ramos ka zgjedhur rrugën e provokimit: sapo mori çmimin si mbrojtësi më i mirë i Championsit të fundit, lojtari i Real ka shkuar në vendin e tij, duke kaluar pranë Salah dhe duke e prekur në shpatullën të cilën ia dëmtoi në maj.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *