• |
ide | kryesore

Mendez i hidhur: “Çmimi i Modric? Thjesht qesharak”

Sport



Reagim pa filtra i Jorge Mendes. Agjenti i Cristiano Ronaldos e ka cilësuar “thjesht qesharake” zgjedhjen e UEFA-s për t’i dhënë Luka Modric çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”. Agjenti portugez i ka bërë këto deklarata në gazetën luzitane “Record”, në kuadër të shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua sot në Monako.

“Futbolli është luajtur në fushë dhe këtu Cristiano Ronaldo ka fituar – tha Mendes – Ai shënoi 15 gola dhe i dha mundësinë Realit që edhe njëherë të fitojë Ligën e Kampionëve. Është thjesht qesharake”.

CR7, nuk ishte i pranishëm në Montecarlo. Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta ka polemizuar mosdhënien e çmimit për futbollistin portugez.

“Mund të them se ishte një vendim personal i tij për të mos ardhur, i marrë gjatë ditës, dhe duhet ta respektojmë. Jemi shumë të hidhëruar për vendimin për të mos i dhënë trofeun. Ky çmim i referohet Champions dhe jo Kupës së Botës ndaj besojmë se Ronaldo e meritonte, sepse i ka kushtuar emocionet më të forta të këtij kompeticioni. Nëse do të votoja, do t’ia jepja votën Ronaldos, dhe nuk e them sepse është i yni, por flas si një njeri i apasionuar i futbollit. Fakti që nuk erdhi është një zgjedhje personale dhe nuk duhet të ndikojë në vendimet tona, ndaj duhet respektuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *