• |
ide | kryesore

AKU bllokon 55 ton miell gruri në Kukës që vinte nga Kosova e Serbia, me nivel të ulët proteine

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar sot 55 ton “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia.
Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentuan 2 subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia.

Konkretisht, për ngarkesën 30 ton “miell gruri” nga Kosova me nr.loti 06, pas analizave të kryera nga laboratori i DRAKU, Durrës ky produkt rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Konkretisht sipas ekzaminimeve laboratorike niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është max 13%.

Ndërsa për ngarkesën 25 ton “miell gruri” nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri. Për më tepër niveli i proteinës së deklaruar në raport analize(12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%).
Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.



3 Comments

  1. mos u tallni ,rama i shton lesh negjmije dhe bar enveri miellit dhe keni ter proteinat e botes ju kazanet,delet,lopet e gicat.perndryshe miellin vuqiq ju ka bekuar me shurr e thaqi me mut serb extra per ramen ,ky i han ter qelber rusoserbe.

  2. Ne Itali limiti eshte 9% tek ne bejne sikur merakosen per 11.5%,bejne gam gam dhe paguajne doganat dhe AKU kta te Blojes e te Miell Tirana se duan te rritet cmimi se deri dje ishte me 1000 lek..Lejini. Serbet e Ruset, ky eshte korrupsion shqipetar..

  3. nuk kane ku te marrin miell horrat pa marre miell rus e ukrainas me radioaktivitet nepermes ‘miqve’ serb.
    shkieve tregtare qe po na helmojne tu jepet celesi i Tiranes per merita. Ah koalicioni i qelbesirave….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *