• |
ide | kryesore

Bllokohen 270 ton oriz në Portin e Durrësit, AKU: Të dëmshme për konsumatorin

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme janë bllokuar 270 ton oriz në Portin e Durrësit, i cili dyshohet se importohej nga Vietnami. Malli u bllokua, pas konstatimit të AKU-së pasi ishte i mbushur me larva, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.

Orizi i vendosur në 15 kontenjerë është marrë për analizë nga Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit. Pas analizave është konstatuar se dërgesa ka qenë e dëmshme për konsumatorin.

Kompania ka pretendimet e saj se larvën mund ta hiqte nëpërmjet pastrimit, e më pas do ta hidhin në treg. Ky version nuk është pranuar nga AKU, i cili ka dhënë udhër që 15 kontejnierët të sekuestrohen deri në kryerjen e të gjitha analizave.



3 Comments

  1. Mjer mjer ne sa vidheni dhe abuzohemi si popull, nga kto shushunja. Shihni supermarketet e Evropes ku cimwt dhe cilesia nuk krahasoen me plehrat e marketeve tona…Mos u ngopshin

  2. LARVAT NUK JAN TE DEMSHME. A E KAN FUT MIELLIN ME LARVA DHE MISHIN LABORATORIK NE PERDORIM NE SHUME VENDE TE “CIVILIZUARA” PERENDIMORE. EDHE KY TREGTARI KA DESH ME NDJEK SHEMBULLIN I TYRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *