• |
ide | kryesore

Inter merr frymë lirisht: Fifa mbyll çështjen Modric

Sport



Nuk do të ketë asnjë hetim nga ana e Fifa-s kundër Inter për cështjen Luka Modric. Federata ndërkombëtare e futbollit – bën të ditur shoqëria zikaltër – ka konfirmuar, përmes një letre dërguar klubit, por edhe Real Madrid, se nuk do të ketë asnjë hetim paraprak.

Mungojnë, sipas asaj që bëhet e ditur, elementët për ta hapur një hetim të vërtetë kundër Inter për akuzën e tratativës së gabuar me futbollistin kroat.

E kështu mbyllet cështja ligjore nga Fifa, por mbetet e hapur, ose më saktë pezull cështja e merkatos që verën e ardhshme do të shohë sërisht protagonistë Inter e Modric që për momentin i ka thënë jo rinovimit me Real, në skadencë në 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *