• |
ide | kryesore

Policia e Tiranës bën bilancin: Arrestuam 71 persona për një javë

Lajme, Të fundit

“71 të arrestuar, 17 të shpallur në kërkim dhe 129 të proceduar në gjendje të lirë”, ky është bilanci që raporton Policia e Tiranës vetëm për javën që lamë pas.

Ndër të tjera komunikohet:


“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 1 jave

Gjatë javës që lamë pas strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 217 autorë krimesh, nga këta:

– 71 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale

– 129 shtetas të proceduar në gjendje të lirë

– 17 shtetas të shpallur në kërkim

Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 47 shtetas, nga këta :

– 11 shtetas të proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor”

– 33 shtetas të proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”

– 3 shtetas të proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”

Kanë vijuar takimet sensibilizuese me komunitetin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe ka vijuar kontrolli i territorit.

Janë plotësuar 22 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme.

Janë kryer takime dhe mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë.

Për çdo emergjencë telefono në numrin 112″, thuhet në njoftimin zyrtar.

6 Comments

  1. Sa me i degjenerume dhe i deshtume eshte nje institucion,aq me shume shifra prezanton ai para qytetareve.Ato te 71 Jane xero para atij qe goditi shpine e gazetares.

  2. Bilanc pas pushimeve???
    Boooosa vari karin qenka ai qe paska urdheruar te publikohet bilanci!!!
    Te jem ne vend te Xhafes verifikoj a ja mban xhepi pushimet, ku i ka bere, dhe kur eshte kthyer. Dhe ristrukturoj komplet policine e Tiranes!

  3. Arrestuar dhe ata qe shesin majdanoz dhe qumesht ne trotuar,kurse kokat e -Hashashaxhinjve-kapardisen lokaleve me luksoze se kane mbrojtjen e kesaj qeverie te lidhur me krimin .

  4. Te 71 Jane fakira.Kapot dhe kriminelet Jane te lire.Ata Jane ortake me shtetin dhe policine.A ke noj gjithe me na thane per keto ngjarjet e bujshme,keto statistician qoji te Partia se i duhen per bilanc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu