• |
ide | kryesore

Preç Zogaj shigjeton politikën e Bashës: “Mbarset mali dhe pjell një mi”

Të fundit



I njohur për një kohë të gjatë si një nga publicistët që i ka mbështetur më me forcë qëndrimet e opozitës, duket se kohët e funditPreç Zogaj ka marrë një pozicion më kritik. këtë ka bërë edhe në një shkrim të fundit në gazetën Panorama, ku ai kritikon shpërthimin e skandaleve dhe përgjimeve pa kriter, të cilat PD-së mund t’i kthehen në boomerang. Duke u nisur nga përgjimi i fundit Biba, Bianku, për të cilin thotë se i është dhënë PD-së me 4 vite vonesë dhe ndoshta për interesa personale Zogaj e rendit atë mes ‘bombave” që kanë më shumë zhurmë sesa thelb.

“Në qoftë se qasja opozitare ndaj problemeve madhore është njëlloj si qasja për problemet jomadhore, atëherë ndodh ajo që populli e thotë me shprehjen “mbarset mali dhe pjell një mi”!
“Bombat” tona në fakt janë sheshit. Janë koncesionet korruptive, janë tenderët pa garë, janë lojërat e fatit, janë lidhjet si në asnjë vend tjetër të politikës me krimin, është kriminalizimi deri në palcë i pushtetit, ku institucionet rëndom janë vetëm vitrina të krimit…” shkruan ai dhe shton:”Retorika nuk e ka për gjë të paraqesë si “bombë” të madhe edhe një të mesme apo të vogël. Diku nga budallallëku, diku për interes, diku në funksion të një opozitarizmi zhurmëmadh josubstancial, që herët e vonë bëhet i lexueshëm. Por këtu nuk ka vlerë si e mendojmë apo si e bëjmë. Ka vlerë si e vlerësojnë qytetarët. Në mesataren e vet, gjykimi popullor është i shëndoshë dhe etik. Hesapet duhen bërë gjithmonë me këtë standard gjykimi. Përndryshe, “bombat” kthehen në boomerang”.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. Se e paska thënë Preçi dhe e paska thënë perëndia.
    Nuk jam aspak dakord me Preçin për shprehjen se “u mbars mali e polli një mi” në rastin e Dinar Bibës.
    Padyshim se të gjitha ato që përmend Preçi janë tepër të rëndësishme, por veprat antiligjore mund të kritikohen në mënyrë më konkrete, kur kadëshmi e fakte.

    Thuaj sa të duash se qeveria Rama bleu me para droge mijra vota, por nëse nuk arin që këto blerje ti ilustrosh me fakte konkrete flagrante, atëhere vërtetë ke bërë një vrimë në ujë.
    Për Preçin 4 vite “me vonesë” për zbulimin e një proçke që paskej bërë Biba , qënka “bumerang” për opozitën.
    Jo more Preç jo !
    Jo katër vjet por edhe pas 40 vite të zbulohet ndonjë krim, ai duhet të publikohet e të dënohet me forcë

    Thuaj sa të duash që Rama nuk është në rregull nga tepeleku i kokës, por nëse dikur i je bashkëngjitur atij në një demostratë të dhunëshme kundër PD, askush nuk të beson në kritikat tënde.

    Sidoqë të jetë, njerëzit që i ndryshojnë bindjet si stinët, nuk ka sepse ti dëgjojmë e të bazohemi në thëniet e tyre.

  2. zogaj zhele rame esht,i njejti lloj si frroku,,doshi,jozefina topalli,ndoka,prenga,mersila doda,etj qe i shkuan e shkojn rames per bythe siq i shkuan me 21 janar.

  3. Tani e mire vesh o prec se ka Qepallim mbi Qepallim?!
    U mbars Kuçedra polli miush
    -me breket mbush!,
    I thone ne ket rast.

    Qepallorja vijon:
    Kucedra Mavi dhe Kuçedra Blu vijne verdalle bubullijne
    -bejne sikur ndeshen e kafshohen, ti kriminel!—-une?, po ti ?!
    Ne fakt perqafen pergozojne nj- tjetren tue tall b.
    me ne delet qe I bojme sehir e tifozllik….
    S’kini pa gjo akoma,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *