Kanë mjaftuar pak reshje shiu mëngjesin e sotëm, që në qytetin e Durrësit të përmbyten disa nga rrugët.
Bllokimi i pusetave ka bërë që të dalin në siperfaqe edhe ujërat e zeza. Situata më e rënduar është në rrugën Egnatia dhe atë Mujo Ulqinaku.
Kanalizmiet në qytetin e Durrësit janë shndërruar në problematikë, pasi përmbytjet bëhen të zakonshme gjithmonë kur bie shi.
Hahahahhahahahah. Po ky nuk eshte lajm.
pse nuk epaskan thithur ujin pllakat e mrmerit qe po shtro gjoshi?