• |
ide | kryesore

Rama tallet me Vettingun e Bashës “Mos e vini dorën në zjarr…”

Të fundit

Edi Rama po përpiqet ta qesharakëzojë idenë e Lulzim bashës për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që të bëhet vetting edhe për politikanët. Pasi dje iu përgjigj pozitivisht propozimit të kreut të opozitës sot, në asamblenë e PS, kryeministri tha se ky vetting duhet të fillojë nga ai. “Përtej kësaj unë them që çdo instrument i ri, i mundshëm, që bën transparencë për mua të parin, gruan time, tokat e gruas sime, pallatin e gruas sime, tenderat e baxhanakut tim, kunatin, fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë” tha ai para socialistëve.

Lexo me tej:


Andi Bushati: Bllofi fëmijënor i vettingut të politikanëve

Më tej Rama vazhdoi me të njëjtat nota ironike:  “Kush e vë dorë në zjarr që baxhanaku im s’ka marrë 15 mln euro, mbase Taulanti, atëherë si bëhet?
Kush e vë dorën në zjarr që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat, apo që sarajet e mia nuk janë arsyeja që kam aq shumë miqësi më sulltanët.
Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë, jam gati, çështja është që të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthejë mbrapsht këtë reformë. Ai vettingu tjetër të vazhdojë, këtë që i lindi në zemër Lulit unë jam gati ta bëjmë dhe ta fillojmë”,

Me këtë përgjigje flakë për flakë Rama tregon jo vetëm sigurinë e atij që ka në dorë edhe gurin edhe arrën, por mbi të gjitha edhe të atij që ka kohë që nuk i frikësohet më kësaj opozite.

©Lapsi.al

4 Comments

  1. VETEM NJE PYETJE KAME PER KRYEMINISTRINESHTE APO SESHTE KRIMINEL MIKU I BALLES SE ESHTE MIK E DKA DEKLARUAR VETE BALLA DHE DERI KETU SKA ASGJE POR NJE GJYGJTAR SHKARKOHET NE QOFTSR KA MIK NJE KRIMINEL QE NE FAKT NE ASNJERIN RAST NUK DUHEN NDESHUKUAR PER MIQT. NE QOFTESE NUK VERTETOHET QE BASHKPUNOJNE NE KRIM ME MIKUN POR AMA PER TE GJITHE NJESOJ NE VITET 1955 NJE NJERIU I IME ISHTE BURGOSUR SE I KISHTE DHEN BUK MIKUT TRADHETAR .MEHMET SHEHU GJAT NJE VIZITE N E BURG E PYETEN PSE KE RENE NE BURG AI U PERGJIGJ I KAME DHEN BUK MIKUT .AI PERSON U LIRUA. LIGJI DUHET SI PER BALLEN BASHEN RAMEN DOSHIN TAHIRIN DHE PER MUA NE FAKT DJE ISHA TE REGJISTROHESH PER NJE SKANER TE NENE TEREZA DHE NUK ME REGJISTRUAN AS PER 3-MUAJ.KJO NUK ESHTE BARAZI POR SKLLAVERI .

  2. “qesharakëzojë”?! Jeni ne rregull?! Ta beje komike, bajate, qesharake ndoshta. Po te shpikni fjale se keni nderin se jeni shume poshte.

  3. Po nuk eshte tallje kjo. Kjo eshte thirrje per te qendruar urte. D.m.th, lere kete muhabet se te gjithe deri ne gryke ne mut jemi.

  4. o bushat je shume dinak dhe i lig ,dhe nuk ka si te jeshe ndryshe ,nga ai soj komunistesh qe vjen. e keni kthyer shqiperine ne nje hale publike pa ajrim me rilindasit dhe ju kermate medje halese .per cdo gje qe thote Basha do te vini nje epitet apo hale fjalet e krye kriminelit ta rilindjes se karakurvave.po e prishim fjalorin sepse jemi te detyruar tju kunderpergjigjemi ju plehrave dhe banditeteve te ketij vendi.sot u vra nje njeri i pafajshem qe kerkon zbatimin e ligjit po nga ata qe paguhen per te mbrojtur ligjin por ne te vertete jane super kriminel dhe ju e kaloni kete ngjarje me nje rrjesht.e keni kthyer vendin ne nje kamp perqendrimi te mendjes njelloj si vampire prinderit tuaj.por do tu vije fundi dhe me ne krye kriminelin rama do tu heqim zvarre per se gjalli .plehra e kriminel.ptuuh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu