• |
ide | kryesore

Arben Ahmetaj: Në 1 Janar largojmë kazinotë elektronike, vetëm në hotele me 5 yje!

Lajme, Të fundit



Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi me bindje se kazinotë elektronike do të largohen nga qytetet.

“Do t’i çojmë larg, larg, larg kazinotë elektronike. Nga 1 Janari me urdhër të kryeministrit do të bëjmë pastrimin e qyteteve dhe këto kazino do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje” u shpreh Ahmetaj në komision.

Dy vite më parë, Partia Socialiste nuk ia doli ta votojë ligjin që parashikonte largimin e kazinove larg qyteteve. Vetë kryeministri Rama tha se për herë të parë nuk ia kishte dalë t’i bindte deputetët e tij që ta votonin ligjin për kazinotë dhe me propozim të disa prej tyre hyrja në fuqi u shty për janarin e vitit 2019.

Dyshimeve të kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçes se kësaj radhe, ligji do të hyjë në fuqi dhe kazinotë do të largohen nga qytetet, Ministri i Financave iu përgjigj duke i përmendur vendosmërinë e Edi Ramës që kësaj radhe t’i “bindë” deputetët e tij.

Ligji parashikon që kazinotë elektronikë të jenë aktive vetëm në hotelet me 5 yje.



3 Comments

  1. Hahahhahahaha.
    Kush flet!!
    Edi Rama nuk ka byth ti ofrohet atyre, se ai e di shume mire kush i ka.
    I kane ata, qe ja nxjerrin gjumin ne mes te nates, dhe e kercenojne direkt ose indirekt 5 here ne dite.
    Kj deklaate behet qevte shtyhet deri ne dhjetor, mos lefi bracja. Pastaj prape do ta shtyjme dhe pak.
    Krimi ben ligjin me Edi Ramen.
    Ka me shume kazino se furra buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *