• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Zv.ministri i Brendshëm: Grupe kriminale po paguajnë media për goditur rivalët

Lajme, Të fundit



Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Opinion” ku po flitej për ngjarjet kriminale të Shkodrës. Sipas tij, në vendin tonë platforma mediatike po përdoren nga grupet kriminale për të goditur rivalët.

“Platforma mediatike paguhen nga grupe kriminale për të goditur grupe rivale”.

“Po kjo është e rëndë” – e ndërpreu gazetari Blendi Fevziu.

“Shumë e rëndë” – shtoi Lamallari.

Në emision po diskutohej për vrasjen e biznesmenit Arian Ferracakut në Shkodër, pistat e hetimit që po ndiqen dhe për disa vrasje që kanë ndodhur seri në këtë qytet verior. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Jane keta gazetaret “investigative” qe bejne intervista me eksponent te krimit, si e si me i pastruar ata. Kam shume respekt per Tan Hoxhen, por vajtja e tij te Bajrat, pas akuzave te njepasnkeshme qe po i bente shtypi belg, Safet Bajrit , dhe nxjerrja e tij si viktime ne kete histori ishte vertet e peshtire.
    Dukej sikur pyetjet i kishte bere vete i intervistuari. Dhe me pas vete Tan Hoxha qe fliste per median , pas intervistes kishte marre rolin e avokatit te tij.
    Ne shume raste shteti tejkalon kompetencat e tij, dhe dikush qe anatemohet si kriminel, mund te jete i pafajshem por rasti konkret ishte diskreditues.
    Kur u vra Elton Cico ne Tirane, ne tavoline me te, gazetari investigativ Spartak Koka, i cili per fat shpetoi nga plumbat.
    Por kur bandat blejne , dhe vene ne sherbim te tyre shefa policie, prokurore, gjykates, Drejtore lojerash fati, burgjesh, doganash, tatimesh, oshee, rrugesh etj, kryetare bashkish, zgjedhin deputete e ministra, dhe dukshem kane shkuar deri te kryeministri, kategori keto qe marrin leke nga te gjitha anet, normale qe nje gazetar korruptohet shume me lehte.
    Nuk ka vend fare per tu cuditur.
    Jetojme ne Shqiperi.

  2. Imagjino cfare suksesi ne luften kunder krimit, kur e pohojne vete se krimi tani ka kaluar ne nje nivel me te larte!

  3. Ça ka per tu çuditur ketu ? Ndersa Blendi bene naivin . Te gjithe e dine qe krimi eshte ulur kembekryq ne kolltukun e pushtetit , bile po drejton prej kohesh kete vend .

  4. Dashje pa dashje ketij i pordhi goja shikoeni kur te shkarkohet edhe ky nga ministri-xhirafa-dhe kryeministri i nderdhjeruar.

  5. Krimi ketu do vetemnpak vendosmeri. Duhet te mjaftohesh me leket e tjera, dhe mos shikosh nga ato te trafiqeve. Por kete nuk mund ta bej Rama. Eshte kryeministri me i dobet ne kete drejtim. I trembur dhe i tredhur qe heret. I ka fobi kriminelet, sidomos keta me emer.

  6. Ky kujton se vazhdon qyfyret qe bente ne call center a gjate plotesimeve te formulareve rrugeve. Nuk e di se si nga anketues part time i papune u be zv-minister. Shqiperi hesapi. E nisi doktorr rrumpalla e po e vazhdojne keta

  7. Ky ishte nje dizaster i vertet nuk kishte ku te shkonte me keq ky tipi ishte fundi i fundit nuk ka me keq turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *