• |
ide | kryesore

FOTOT/ Gardianit të burgut në Krujë i gjejnë “Iphone 5” brenda në këpucë

Lajme, Të fundit



Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, gardian i burgut të Fushë -Krujës u arrestua pasi iu gjet një celular Iphone, që po përpiqej ta fuste brenda në burg. Me një mjeshtëri të pazakontë, 56 vjeçari kishte arritur ta fuste celularin brenda në këpucë. Më saktë, celularin e kishte futur në këpucën e djathtë, ndërsa karikuesin e kishte futur tek e majta, siç duket edhe nga fotot më poshtë.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se celulari ishte i tipit Iphone 5, ngjyrë e zezë dhe nuk kishte kartë SIM brenda tij.



2 Comments

  1. po me qindra celulare te tjere qe hyjne cdo muj ne te gjithe burgjet e shqiperise apo pune e madhe, nje u kap dmth policia po punon. gjetet nje viktime dhe hajde te mbushim gazetat e portalet

  2. Po c’tu desh per pleqerie ty ky sport more gardian.Nje pjese te burgosurish si Kostandini i partise me shoke kane telefona fiks brenda dhe nuk i kontrollon njeri,ti do fusje celular po te lene spiunet ty rrezik se atij qe do ja coje te ka spiunuar per te bere nje shou keta te policise qe ja ne ushtrojme kontrolle te fuqishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *