• |
ide | kryesore

Presidenca shpjegon mungesën në parlament kur po diskutohej dekreti i Metës

Lajme, Të fundit



Mazhoranca rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu dhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin e Tatimit mbi të Ardhurat.

Deputetët socialistë dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë nuk pranuan pretendimet e kreut të shtetit që nënvizonte se “ligji favorizon dhe ul barrën fiskale për kompanitë e lojërave të fatit”. Shpjegimi i ministrit të Financave Arben Ahmetaj ishte se taksa rritet nga 10 në 15% për Lotarinë Kombëtare.

Për kreun e Financave, presidenti është këshilluar gabim, pasi nuk është lexuar përkufizimi i “të ardhurave bruto” në nenin 4 të Ligjit për Lojërat e Fatit, ç’ka praktikisht nuk jep asnjë ndryshim te shuma që do të paguajnë bizneset e bixhozit.

Por në komision mungonte një reagim i Presidencës pasi nuk kishte të pranishëm asnjë përfaqësues të kreut të shtetit që mbronte dekretin.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi deklaro se institucioni i Presidentit nuk ka pasur asnjë njoftim apo ftesë për këtë shqyrtim.

“Institucioni i Presidentit nuk i lëviz asnjë presje qëndrimit për këtë çështje, të bërë edhe publik” – tha zëdhënësi i kreut të shtetit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *