• |
ide | kryesore

FOTO/ Gjykata e pamëshirshme me greken që vrau me thikë shqiptarin

Lajme, Të fundit



Është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kretës një 27-vjeçare greke e cila vrau me thikë përpara një viti një 35-vjeçar shqiptar. Vajza e re njihej si përdoruese droge dhe po bënte shumë zhurmë në banesë.

Shqiptari Valton Loka ishte fqinj i saj dhe duke dëgjuar zhurmat trokiti në derë për ta ndihmuar, por ajo e sulmoi me thikë duke i marrë jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 nëntor 2017 në zonën Xeropotamou të Kretës. Vajza e pranoi krimin dhe kërkoi falje edhe gjatë seancës së sotme, duke deklaruar se nuk donte ta vriste.

“Unë nuk mund t’ju shoh në sy”, – tha ajo, duke shtuar se viktima e kishte ndihmuar gjithmonë kur kishte pasur probleme dhe se kishin marrëdhënie të mira. Ajo tha se ditën e ngjarjes kishte konsumuar shumë heroinë dhe se nuk dinte çfarë po bënte. Në sallën e gjyqit foli edhe bashkëshortja e shqiptarit.

 

“Ajo vrau 4 persona! Burrin tim, mua dhe dy fëmijët tanë”, – tha ajo mes lotëve.

Mediat greke shkruajnë se gruaja e ve shqiptare mbeti pa përkrahje me 2 fëmijët e saj pas vrasjes së bashkëshortit dhe për këtë shkak u largua në drejtim të Gjermanisë.

27-vjeçarja greke u dënua edhe me 4 vite burg për posedimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit të paligjshme si dhe një gjobë prej 2 mijë eurosh. Mësohet se ajo kishte pasur edhe më herët probleme me ligjin, teksa ishte liruar me kusht për shkak se ishte e prekur me HIV/AIDS si dhe trajtohej për konsumim droge. ©LAPSI.al

Image result for valton loka Image result for valton loka Image result for valton loka Image result for valton loka Image result for valton loka

Image result for valton loka



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *