• |
ide | kryesore

Maradona bën show në stërvitjen e parë në Meksikë

Sport



Humor, veprime teknike dhe momente prekëse përmes të cilave ka treguar problemet e të shkuarës: Diego Maradona nuk zhgënjen kurrë dhe jep spektakël në daljen e parë si trajner i Dorados di Sinaloa, klub i serie B meksikane. Argjentinasi ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave në konferencën e parë të shtypit e më pas në terrenin stërvitor, ku, së bashku me skuadrën, është munduar të karikojë tifozët duke kënduar e duke brohoritur bashkë me ta.

Pas veprimeve që tërhoqën vëmendjen në Rusi, mes të cilave edhe gishti i mesit i treguar gjatë ndeshjes Argjentine-Nigeri, Pibe de Oro ka vendosur ti kthehet fushës duke pranuar propozimin e Dorados di Sinaloa që e kërkuan me ngulm në pankinë për të kthyer faqe, pas një fillim kampionati të vështirë që i sheh në vendet e fundit të divizionit të dytë meksikan. Në daljen e tij të parë si trajner i klubit Dorados, Maradona është kthyer të flasë edhe për problemet e tij me drogën.

“Dua ti jap kësaj skuadre atë që unë humba kur isha sëmurë – ishin fjalët e tij para rreth 200 gazetarëve -. Kam qenë i sëmurë për 14 vjet, tani dua të shoh diellin, dua të shtrihem të fle darkave. Nuk e dija cfarë ishte jastëku, è për këtë e pranova ofertën e Dorados”. Një përgjigje edhe për ata që kishin hipoteza të cuditshme rreth zgjedhjes së tij për këtë destinacion të ri: rajoni i Sinaloa në fakt është i njohur për kartelin e saj të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *