• |
ide | kryesore

Pas emrit, Greqia dhe Maqedonia rishikojnë librat e historisë

Lajme, Të fundit



Përveç zgjidhjes së kontestit të emrit, Greqia dhe Maqedonia po shkojnë gjithashtu drejt rishikimit të shkrimeve në histori, materialeve arkeologjike dhe çështjeve të tjera që lidhen me fushën e arsimit. E përditshmja ‘Kathimerini’ shkruan se është ngritur një grup pune ndërdisiplinor që do të shqyrtojë nëse është e nevojshme, që të skanohen të gjitha materiale që mendohet se janë problematiike. Ngritja e këtij komisioni është parashikuar që në marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë e cila është parashikuar që në takimin mes dy kryeministrave dhe ministrave të jashtëm të këtyre vendeve. Pala greke do të drejtohet nga zëvendësministri i Jashtëm, Markos Bolaris, ndërsa Viktor Gaber, një diplomat karriere, do të kryesojë palën maqedonase. Komisioni i përbashkët do të kalojë në dorë çdo libër shkollor, libra historie, udhëzime mësimore të përdorura nga të dyja shtetet etj.

© LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *