• |
ide | kryesore

Gjykata e Londrës dënon Hugo Lloris

Sport



Kapiteni i Francës dhe Tottenham, Hugo Lloris nuk ishte një shembull për t’u marrë në 24 gusht, kur u ndalua nga policia britanike pasi ishte duke ngarë makinën në gjendje të dehur. Të mërkurën, njeriu që u kurorëzua kampion Bote me Blutë në 15 korrik pas fitores në finale me Kroacinë (4-2) u paraqit përpara gjykatës londineze të Westminster për të mësuar fatin e tij.

Siç pritej, drejtësia britanike dha vendimin e saj. Për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, Hugo Lloris u dënua me 20 muaj heqje të lejes së drejtimit plus 56,000 € gjobë.

Kujtojmë se Hugo Lloris kërkoi ndjesë publike pas arrestimit të tij, duke pranuar gabimin. “Dua t’i kërkoj falje me gjithë zemër familjes, klubit, shokëve të mi, menaxherit dhe të gjithë përkrahësve”, ka thënë Lloris në një deklaratë të lëshuar nga Spurs.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *