• |
ide | kryesore

Në shkatërrimin e Kroacisë, Sergio Ramos feston si shqiptar

F1, Sport



Sergio Ramos në mbrëmjen e shkatërrimit të Kroacisë 6-0 ka festuar golin e tij me shenjën e shqiponjës. Kapiteni i iberikëve, pas golit të shënuar në zhvillimet e një goditje këndi, ka bërë dukshëm xhestin simbolik të shqiponjës.

Asnjë lidhje me Shqipërinë, asnjë tendencë ndaj fqinjëve ballkanas. Vetëm lirshmëria eksplozive e një festimi sipas mënyrës që i pëlqen. Por këtë herë askush nuk ankohet, sepse ai që festoi ishte Sergio Ramos, ndaj gjoba as nuk kalohet nëpër mend, si i ndodhi Shaqirit e Xhakës. Ajo është për ata qe e bëjnë festimin me zemër…

Festimi tradicional i shqiptarëve me duart e bashkuar në formën e simbolit të shqiponjës, u bë kaq e njohur dhe interesant si mënyrë festimi, sa joshi jo pak personazhe edhe përtej futbollit. Në fillim si suport apo përshëndetje për shqiptarët, por pastaj u përvetësua edhe nga të tjerë, duke e kthyer tani shqiponjën e bashkuar në një simbol Ndërkombëtar.



1 Comment

  1. Po, por serbet e greket po ankonehen serisht dhe ceshtja mund te shkoj ne shqyrtim disiplinor. Zyrtaret e Shqiperise duhet ta çojne çeshtjen ne gjykatat nderkombetare per ti treguar FIFAs dhe UFAS çfare simbolizon xhesti dhe kush e keqinterpreton. Ndryshe dhe pak do e ndalojne si simbol dhe per çdo shqiptar, qofte ai sportist i kombetares, qofte artist apo qytetar i thjesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *